Kujt i djeg leximi shqip i Mozaikut të Mesaplikut?
Para 10 vjetësh Prof. Arben Llalla botoi artikullin: ” A flet shqip Mozaiku i Mesaplikut … ?! Që në titull duket përgjegjësia e një shqiptari te ndershëm dhe e një historiani që i trajton faktet shkencërisht. Dëshirës së madhe për me folë shqip Mozaiku në tokë denbabaden shqiptare i vendos tri pika, pikëpyetje dhe pikëçuditëse. Në fund e mbyll shkrimin me paragrafin: “Por në përfundim le ta thonë fjalën e fundit shkenctarët e vërtetë për këtë Mozaik kaq të thjeshtë në pamje, por me vlera të larta për shqiptarët.” Duke i studjuar të gjitha variantet e propozuara të leximit të shkrimit të Mozaikut dhe nisur nga fakti se asnjë variant nuk është i gjthëpranuar në vazhdim të pikave të vendosura nga profesori vendosa të publikoj këndvështrimin tim mbi këtë shkrim me 8 germa të ndara në 4 rreshta. Në fund të variantit tim i ruaj edhe pikëpyetjen edhe pikëçudtësen e profesorit se nuk pretendoj se jam shkencëtari i vërtetë, por thjesht shtoj një variant të ri që para se ta botoj në libër e hedh për diskutim për të marrë mendime prej çdo shqiptari e antishqiptari.
Në trajtesën e tij profesori hedh poshtë mendimin e prof Moikom Zeqos dhe i duket më i arësyeshëm studimi i prof Niko Stillos që rreshtat i lexon si fjalë të veçanta .
Përsa i takon prof Zeqos më duket i çuditshëm mbivlerësimi deri në shkallën superiore i rolit të hebrenjve në krejt krahinën e Avlonës së atëhershme kur dihet se ata si minoritet bënin jetën e qetë në qytet dhe ritet I fesë së tyre i kryenin në sinagogën e tyre. Nëse shkrimi do të ishte hebraisht nuk kishte nevojë për shkapërdredhje tingujsh për me dalë atje ku do profesori. Nuk është aspak bindës tjetërsimi I figurës dhe i shkrimit. I kujtojmë profesorit se Shën Pali me këtë emër, pa asnjë ndryshim tingëllimi shkruhet ne Bibël e vetëm prej shqifolësve shqiptohet e shkruhet PAL- PALI. Ky shenjt erdhi në ILIRI dhe foli në këto troje pa përkthyes me vendasit.
Në shkrimet e lashta siç flitej shkruhej dhe nuk është nevoja për shtesa e ndrime tingujsh në një vend ku PALit i thonë PAL si NEFILLIM. SHQIPJA, KRYESISHT TEK E FOLMJA E GEGËVE KA MBETUR FOSILE E GJALLË E KOHËS SE NJIGJUHËSISË. Persa i takon prof Stillos mendoj se është ngutur pasi në deshifrimet e tij bazohet tek fjalët e vërteta të shqipes dhe jo tek ato të supozuara. Avokati kryesor i mendimit se lluksi, miradinat, shoqërohen me fjalët e skamjes, ( HA PAK KE TË HASH), Z. Ilir Mati, në dokumentarin e tij papritur përdor frazën ” …duke supozuar se në Mesaplik, në kohën e ndërtimit të Mozaikut flitej shqip …..” !!! Me sa mbaj mend është ky Ilir Mati që në Kroaci haset me toponimet SHKURT për një lumë tepër të shkurtë dhe AGUR (= a gur) për një gur të madh. Këtu i tingëllojne shqip fjalët, ndërsa tek Mozaiku jonë dyshon e nuk lexon A = AST = ASHT Megjithatë Ilir Mati duhet të lavdërohet për kontributin që në variantin perfundimtar të tijin, germën e tretë të rreshtit të dytë e lexon Q e jo K dhe krejt fjalën PAQ Është kjo germë që zgjidh nyjen gordiane të shkrimit shqip në këtë Mozaik. Leximi i fjalës PAQ dhe jo PAR e PAK tregon se kemi të bëjmë me paqe, qetësi, rregull. Patjetër që koka e njeriut të rangut të lartë që paraqitet në Mozaik do të jetë personi i paqes, i qetësisë, i rregullit. Fakti historik që ka qenë një Ilir nga Durrësi, krahinë që përfshinte dhe Mesaplikun, i cili kryente këtë detyrë tek perandori Zenon, tamam në kohën kur datohet Mozaiku na bën të themi se në Mozaik është koka e tij para se të bëhej perandor.
Pikërisht germa Q paska qenë thembra e Akilit e dikujt që duket se i djeg shumë . Kjo shenjë tingulli në Mozaik është e njëllojtë me të gjitha shenjat koppa të shkrimeve të lashtësisë, paksa më e gjatë se shkronjat e tjera. Në dokumentarin e tij Ilir Mati i mbivendos dhe janë identike. Qysh prej 38 vjetësh e deri më sot, të gjthë studiuesit para meje e kanë lexuar si R, K e Q ( PAR, PAK, PAQ) dhe askush nuk tha se ajo germë nuk duhet të merret parasysh. Përse vallë menjëherë sa e bëra public shkrimin tim na del një Mihallaq që thotë se me patjetër ajo germë duhet të jetë ndryshe. Përse nuk bëzani tash 38 vjet që fotografitë e Mozaikut bëjnë xhiron e botës? Apo ka pasë dëshirë me i lënë shqiptarët “ me mih në ujë”?
Pranimi i faktit se shqipja ishte e pastër ne lashtësi, është e pastër edhe sot e kësaj dite dhe se shkruhej me alfabetin pellazg që sot e quajmë grek dikend e tërbon Nuk ka tmerr më të madh për antishqiptarët se të pranohet se shqipja shkruhej me alfabetet e kohës në vijëmësi qysh prej pellazgëve. Nuk ka tmerr më të madh për antishqiptarët se të pranohet se Bizanti ka pasë në krye shqipfolës që shkruanin shqip me alfabetet e kohës së tyre. Avlona duke qenë nyje e ndërmjetme mes dy perandorive na dëshmon se i ka përdorë njëkohësisht alfabetet e të dy perandorive pasi në Mozaik kemi perzierje të këtyre alfabeteve.
Edhe njëherë e theksoj se vlerësoj shumë punën e të gjthë studiuesve mbi bazën e të cilëve mbështetet perfundimi im per leximin shqip të Mozaikut dhe në veçanti:
– Niko Stilos per leximin si fjalë të veçanta të 4 rreshtave të Mozaikut
– Ilir Matin për leximin PAQ të fjalës së dytë.
– Elton Varfin për leximin e germës së fundit C dhe për mendimin se burri i mozaikut ka në kokë kapele shqiptare
– Ilirjan Gjikën për pyetjen: Po antena sipër kapeles ç’farë simbolizon?!
-Arben Llallën për theksimin: “Në kohërat e lashta këtë lloj kapele e mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj”.
-Etnor Canajn për idenë se mund të jetë koka e një Perandori.
– Neritan Cekën per idenë se mund të jetë figura e vetë ktitorit të kishës apo të mozaikut.
– Gëzim Llojdian që me shkrimet e tij më solli para syve të gjthë panoramën e Lumit të Vlorës e në veçanti atë rreth Mozaikut. Prej tij e mësova se ka lagje me emrin Parika
Kam deshirë të marr përgjigje për pyetjet që shtrohen për vërtetësinë e fakteve:
1. A ishte nga Durrësi Anastasi i parë?
2. A ishte Mesapliku pjesë e Durrësit?
3. A ishte Anastasi këshilltar i PAQES tek perandori Zenon?
4.A është kapelja e Burrit të Mozaikut kësulë perandori apo e një rangu më të ulët ?
5. A ka tipare labi koka e Mozaikut?
6. A bëri ndryshime në të mirë të bazilikave të rajonit të Durrësit perandori Anastas?
7. A pranohet se gegërishtja gjendet në toponimet e Greqisë së Sotme? Mos vallë Mesapliku e VLONA nuk janë urë lidhëse e Gegërisë dhe Epirit?
8. Germa e fundit e fjalëve të Mozaikut, C , a është nistorja e fjalës Costantinopojë ?
9. Grafema koppa a nuk ka vlerë të dyfishtë K e Q
10. A shkruheshin edhe me shkurtime fjalët në Mozaikë etj?
11. A vlerësohet se koha e ndërtimit të Mozaikut është ajo paleokristiane?
12. A tregon kamje apo skamje Mozaiku I Mesaplikut? Respekte për të gjithë ata që me vërejtjet e tyre do të ndikojnë në përmirësimin e studimit tashmë në fazën e përmbylljes
Respekte dhe për të gjtha ata që haptas tregojnë se ju djeg leximi shqip i Mozaikut ose e quajnë gjë pa vlerë shkrimin shqip rreth 1000 vjet para formulës së pagëzimit.