Mozaiku i mesaplikut
(Studim i botuar ne gazeten Nacional nr.380 date 27-11-2-16)
Shkrimet e vjetra të botës dëshifrohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe
Shqipja e pastër në mozaikun e mesaplikut
“Një punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë na paraqet studiuesi Niko Stillo, i cili bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin se janë katër fjalë dhe me ndërhyrjet që bën e sjell në formën: A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ”
Nga NAZMI SELIMI
Mozaiku i Mesplikut qyshkur doli në dritë prej arkeologut Damian Komata në vitin 1979 e deri më sot, çmohet shumë për bukurinë në realizimin e tij. Shikimi krenar e zhbirues duket sikur na fton për dialog me të.
Me 8 shenja tingujsh para gojës, që i ka ndarë në 4 fjalë duket sikur na thotë: “ Unë flas si ju, përse nuk përgjigjeni?”. Koka në profil duket sikur është e qëllimshme. Dy sytë duket se kanë detyra të ndryshme. I majti është roje e 8 tingujve, ndërsa i djathti është mbikqyrës i gjuhës së gjallë të njerëzve. Ai që e nxori në dritë i pari e cilësoi si portret i nji njeriu real të rëndësishëm të kohës së realizimit të këtij mozaiku. Kapelja në kokë thotë se i përket shtresës së lartë. Dy fjongot që valëviten na thonë se është njeri i mendimit dhe i veprimit, filozof apo zyrtar. Majuci i kësulës na thotë se mund të jetë lab.
Tiparet e tij të theksuara dëshmojnë se është safi lab. Frutat, mishi e peshku që e rrethojnë përsëri na thonë se i përket shtresës së pasur. Kush është ky lab pasanik i parë? Mos vallë është një ndër perandorët ilirë? Apo ndonjë person tjetër i njohur ose që s’dimë asgjë për të deri më sot? Arkeologjia e kreu ma së miri detyrën e saj. Përcaktoi periudhën paleokristiane si kohë e realizimit të këtij mozaiku.(shekujt V-të deri i VII-të). Topin ia la në derë gjuhësisë. Gjuhëtarët tanë nuk bënë as gek as mek. Gjuhësia nuk i lexoi as shqip e as në kurrfarë gjuhe tetë germat e qarta e të lexueshme për këdo. Për profesorët e gjuhësisë shqipe, tetë germat nuk kanë kuptim as si fjalë e as si fjali.
Fotoja e Mozaikut kreu xhiron e botës, por askush nuk u doli për zot fjalëve të çmueshme që ka brenda tetë-këndëshi kryesor i Mozaikut. E çuditëshme, por akademikët tanë shprehën qëndrimin zyrtar. Për ta më e rëndësishmja në atë mori figurash e tiparesh qenka valëvitja e dy fjongove dhe pohojnë se shkruhet për erën e veriut. APARKEAS. Në këtë interpretim nuk kemi veç tundjen e fjongove por edhe shkundjen e dy germave ose të çerekut të shkronjave . Tjetërsimi i tyre është i dyshimtë.
Dëshirën e madhe të shqiptarëve që Mozaiku të flasë shqip vendos që ta frenojë prof. Moikom Zeqo. Faktin e njohur për disa hebrenj që shpëtuan nga mbytja gjatë udhëtimit në detin Jon dhe zunë vend në brigjet e Aulonës, profesori e përdor krejtësisht pa vend e pa argument në Mesaplik. Vërtet fati i hodhi në një breg me njerëz miqësorë, saqë i lejuan të ndërtojnë edhe sinagogën e vet dhe të ushtronin lirshëm besimin e tyre, por nuk u bënë mbizotërues asnjëherë në Aulonë, e jo më thellë në Mesaplik që s’i pyeste kush as për fe e as për zakone.
Hamendja e profesorit se perëndia e hebrenjve Abraxas që gjithmonë paraqitet me kokë të mbuluar, na del kryejashtë në nji vend që s’ka shkelë këmbë hebreji, besoj se edhe prej vetë profesorit nuk besohet. Edhe nga ana gjuësore, shndrimet e tingujve janë të pamotivuar.
Një punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë na paraqet studiuesi Niko Stillo, i cili bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin se janë katër fjalë dhe me ndërhyrjet që bën e sjell në formën:
A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ.
Në këtë formë interpretimi lexohet shkronja e tretë e rreshtit të dytë K dhe jo Q. Për këtë sillet shembulli që PATROKLOS shkruhet dhe PATROQLOS. Edhe germa e fundit lexohet Ç, dhe është e pranueshme. Gjithashtu edhe futja dy herë e tingullit H mund të pranohet se edhe sot e kësaj dite në të folmen e trevës së Korçës, ky tingull përdoret si kusur. Folësi e jep ose nuk e jep sipas qejfit. (E fut në fjalë ose e heq prej fjalës sipas muzikalitetit të vet) E pa pranueshme është shtimi i trajtës së shkurtuar TË. Edhe vetë fjalia që lexohet sipas interpretimit të Niko Stillos, sjell pikëpyetje të shumta. Arrihet në përfundimin se kemi të bëjmë me një fjalë të urtë, (ha pak që të kesh të hash), por goja e një njeriu të shtresës së lartë, i rrethuar nga të gjitha të mirat, kurrsesi nuk i nxjerr ato fjalë.
Edhe avokatin kryesor të këtij përfundimi, Ilir Mati, duket se e bren ndërgjegja për këtë fjalë të urtë të pavend për çka paraqet Mozaiku. Ai sheh mundësinë e leximit ndryshe. Me një dokumentar 25 minutësh pasi e argumenton se shkruhet fjala e urtë HA PAK KE TË HAÇ, në minutën e fundit kryen korigjimin ose më saktë leximin e të gjitha shkronjave ashtu siç shkruhen: Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC = A PAQ KE AC. Sikurse shihet shenjën Ϙ nuk e lexon K, por Q. Shihet se ka heqë dorë prej shembullit të sjellë me PATROKLOS që shkruhet dhe PATROQLOS.
Janë bash vendasit, që bash vendit ku u gjet mozaiku i thonë “Bregu i qishës” e “Sheshi i qishës” dhe jo “Bregu i kishës” e “Sheshi i kishës”. Janë po këta banorë që nuk shqiptojnë “ky” por “qy”. Në të folmen e tyre edhe sot e kësaj dite tingëllon më mirë Patroqli se Patrokli. Përfundimisht mund të themi se qysh në kohën e shkrimeve për Patroklin, shkruesi ka vendosë shenjën e tingullit që ka folë vetë “k” ose “q”.
Tingulli q i barasvlershëm me k i shkruar ashtu siç e shqiptonte vetë artisti në fjalën patroklos=- patroqlos
Përfundimisht shenja e tretë e rreshtit të dytë është shkruar Ϙ, sepse kështu shqiptohej prej shkruesit dhe kështu duhet ta lexojmë edhe ne.Megjithëse çdo shenjë ka një tingull, përsëri kërkohet nën rrogoz kur çdo gjë është sipër në dritë të diellit. Mbase vetë Iliri mund të na tregojë se përse gjëja më e rëndësishme në Mozaik na qenka paraqitja e ushqimeve, kur ato janë anësore? llir Mati,me vetëkorigjimin që bën, e lexon Mozaikun jo më si fjalë e urtë që duhet të hash pak, por me të kundërtën e saj, me ngrënë e me pi sa me u zhdepë. Ai e cilëson si shprehje mikpritëse; ha sa të mundesh se ka bollëk.; HA PAQ KE TË HAÇ. Me kuptimin ha paqësisht, ha dalngadalë, ha qetësisht, ha pa merak se ka ushqim e pije sa të kesh qejf, ha se ka çfarë të dojë zemra.
Me përqëndrimin e vëmendjes tek ushqimi e jo tek koka e Mozaikut, lexohet sipas dëshirës A-ja e tretë. Ndryshimi gjendet tek viza në kulmin e dy vijave të këndit të sipërm të A-së. Në kokën e dy A-ve të para kemi dy gurë, ndërsa në kokën e A-së së tretë kemi 3 gurë. Mozaikshkruesi thjesht ka përdorur gurë më të vegjël dhe ka vendosë tre gurë duke dalë vija pak më e gjatë.
Interpretimi se ajo nuk është A nuk qëndron.
Shenjat e germave të Mozaikut nuk kanë nevojë as për shtesa tingujsh e as për shndërrime tingujsh.
Një tjetër interpretim bëhet nga studiuesi Etnor Canaj që nuk sheh anat, por epiqendrën. Ai rikthehet në kohën e realizimit të Mozaikut dhe gjurmon për figura reale të rëndësisme sipas bindjes së arkeologut që i zbuloi fytyrën këtij burri enigmatik. Nga fakti se perandori Ilir, Justiniani i I-rë, ka portret në Bazilikën e Sant’Apollinare Nuovo, Ravenna, Itali, autori i këndvështrimit tjetër mendon se mund të jetë portreti i tij edhe këtu.
E vërteta është se kemi kokën e burrit që u bë perandor i Bizantit me emrin zyrtar Anastasi i I-rë. Koha e portretizimit është kur ai kryente detyrën e rëndësishme të silentariusit (përgjegjës për rendin e qetësinë), pranë perandorit Zenon. Që ishte burrë shumë i zoti tregon fakti që kur vdiq Zenoni, e shoqja perandoreshë nuk zgjodhi për burrë vëllanë e perandorit Zenon, por durrsakun paqtor dhe e bëri perandor. Se nga ç’krahinë e Durrësit e kishte origjinën familja e tij, e ka lënë gjurmën vetë perandori.
Kur mori pushtetin e ngriti në një kategori më lart Amantian si njësi vendore. Duket se lidhjet shpirtërore me të kurrë nuk i kishte këputur. Lagja “Parikë”(= pari ka = vendi ku rri paria) si dhe mozaiku saktësojnë se ai ishte me origjinë bash nga ky vend. Popullariteti e fama e tij përjetësohen me mozaikun dhe fjalët shoqëruese
A PAQ = ASHT PAQ = ËSHTË PAQ.
Kujtojmë se titulli silentium (paq, paqtor) u jepej oborrtarëve të rëndësishëm dhe më vonë, në shek e 8-të shndërrohet në titull nderi për gjyqtarët. Edhe sot e kësaj dite, titulli gjyqtar shoqërohet me fjalën i paqit (gjyqtar i paqit), pamvarsisht se sot përfaqësojnë shkallën më të ulët të gjykimit, paqtimin civil. Ne e dimë se Anastasi ishte paq(tor) në Kostandinopojë ke perandori dhe se kjo kryeqendër shkruhej Constantinopolis.
Dy fjalët e para tregojnë se çfarë ishte biri i këtij vendi, A PAQ, Dy fjalët e dyta tregojnë se ku shërbente ky burrë i famshëm, KE AC shënohet në mozaik. Se çfarë shkruhet me dy germat AC, rikthehemi në kohën kur u shkrua Mozaiku.
Në regjistrat kadastralë romakë, në gurët që shënonin kryqëzimet e rrugëve apo miljet; emrat e vendbanimeve shënoheshin me iniciale, njilloj si targat e makinave sot. Gjithashtu në diçiturat e skulpturave e pikturave, emrat e gjatë nuk shkruheshin plotësisht jo vetëm kur nuk kishin vend, por kështu ishte praktikë e zakonshme. Shumë herë e thekson këtë fakt Nermin Vlora Falaschi në leximet shqip të shkrimeve etruske. Fakti historik se Anastasi ishte në Constantinopojë na shtyn të kuptojmë se shkruesi me shkronjën C përfaqëson të gjithë emrin Constantinopojë. Bashkëngjitja e shkonjës A me C nuk esht gabim drejtshkrimor e as mungesë vendi, por rregull i atëhershëm në të folur e në shkrim. Shembulli më i afërt është emri AVLONA, që sot shqiptohet e shkruhet veç VLONA. Kështu ka ndodhë dhe me ACONSTANTINOPOJËN që sot shqiptohet e shkruhet pa A-në përcaktuese;
CONSTANTINOPOL,
| |
CONSTANDINOPOL,
| |
CONSTANDINOPOJË,
| |
Α | A |
ΠΑϘ | PAQ |
ΚΕ | KE |
ΑC | ACostantinopoja |
A PAQ KE ACostantinopoja shkruhet në Mozaikun e Mesaplikut
me shqipen e atëhershme, e që lexohet pa asnjë ndryshim tingëllimi me shqipen e sotme. Pamvarësisht se nuk ka datë të shënuar se kur u shkruan këto fjalë, është kësula në kokën e burrit fisnik që dëshmon se nuk mban kurorën e perandorit, por të paqit dhe saktëson se mozaiku datohet para vitit 491, vit kur Anastasi i I-rë u bë Perandor i Bizantit. Anastasi kishte dy sy të ndryshëm, njërin të zi e tjetrin blu dhe për këtë kishte epitetin “dikori”. Pamvarsisht se paraqitet në profil, ky fakt duket se nuk ka mbetë jashtë vëmendjes. Ndoshta vetë Anastasi është financuesi i ndërtimit të kësaj kishe në kujtim të origjinës së tij.
Monedhë e perandorit Anastas i I-rë me portretin e tij
Përfundimisht, Mozaiku i Mesaplikut paraqet portretin e një banori tipik vendas, tiparet e të cilit ruhen akoma edhe sot krejtësisht të pandryshueshme. Hundëshkabë e me mollza të dala, vigan e syshqiponjë është labi i stërlashtë dhe i sotëm. Prijës , burrë shteti e mendtar, i rrethuar prej bollë- kut, paraqitet në Mozaik. Prijësa, burra shteti të mençur, trima të pallës e të këngës, mikpritës e bukëdhënës, ka nxjerrë kjo trevë në jetë të jetëve.
Shënim: ky studim është shkruar për gazetën Nacional sipas përmbledhjes Nji Gjuhë- Nji Dije, Çkodimi i Stonehenge e Kodimi i Gjuhës ëëë nazmiselimi.com