Uncategorized

Nji gjuhe nji dije – çkodimi i Stonehenge dhe kodimi i gjuhes

PËRMBLEDHJE

 

e pjesëshme e studimit NJI GJUHË – NJI DIJE që po përgatitet për botim

 

Adhurimi mbarëbotnor ndaj DIELLIT esht vazhdimësi në errësinën pas civilizimit dritëshumë që ekzistonte para Përmbytjes së Madhe. Civilizimi i sotëm po përsërit pa as ma të voglën shmangie të gjitha etapat e zhvillimit të civilizimit para nesh. Edhe njisitë e matjes po i rigjen saktësisht të barabarta me njisitë që përdorte civilizimi paraardhës.

Qytetnimi para nesh fliste nji gjuhë që ruhet akoma si fosile e gjallë në të folmen e gegëve shqipfolës.

 

Me nji teknologji që nuk e kemi arritë akoma ne, elita e atëhershme i kodoi dijet matematikisht në mbarë rruzullin tokësor në objekte me material të pashkatërrueshëm dhe mund të lexohen në rast se përdorim si çelës të folmen e gegëve dhe sistemin e njehsues me njisi bazë numrin 6, që zanafillën e ka tek 6 rrezet e dritës, ku ndodhet gjithë informacioni për jetën. Ylli me 6 cepa esht vula e dijes. Vetëm kush di shqip mund ti lexojë dijet në çdo cep të globit.

Ajo që sot quhet mitologji, me kuptimin e pabesueshme, në fakt esht pasqyrim i saktë dijesh. Nuk ka pasë kurrë frone të perëndive në Olimp. Fronet e vërteta simbolikisht janë në objektin kryesor të Gjithëdijes që na la civilizimi para nesh, në STONEHENGE. 5 treshet e gurëve në Qendër të Stonehenge janë fronet e 5 fëmijëve të Kronit (Kronus). Hestia, Demetra, Poseidoni, Hera e Zeusi. Megjthëse kemi dhe nji vend bosh ku mund të ishte dhe nji treshe tjetër, aty esht vendi i fëmijës së 6-të, Hadit, që esht zot i botës së nëndheshme. Ai “nuk thirrej në mbledhje” dhe Ulësja e tij esht Guri i Sakrificës që esht i ngulun në dhè në masën ¾ sipas projektit fillestar në hymjen kryesore të Stonehenge.

6 gurët horizontalë ku ulen 6 fëmijët e Kronit janë fillesa e baza e numrimit me njisinë gjashtëshe. Para tresheve simetrike ndodhen nga 3 gurë, pra kemi nga 6 gurë në secilën anë. Këto janë numrat e muejve të të dy stinëve. Pesëfishi i 6- s, (5 x 6 = 30), esht numri ma i shpeshtë në rrathët e Stonehenge dhe ky numer shënon muejin. Kështu kemi vitin me 360 ditë të njoftun në lashtësi dhe 5 Treshet e Qendrës shënojnë 5 ditët shtesë të vitit (12muej x 30 ditë/muej = 360 ditë. 360 ditë + 5 ditë = 365 ditë). Fjala dozen ka lindë pikërisht si njisi matëse e dy stinëve të vitit me nga 6 muej. Dozen = do zen = dy zen. Nji zen = 6.

Me numrin 6 maten në orë, 4 periudha të ditës, që ndahen nga mesdita e mesnata dhe shënohen nga 12 gurët e tresheve simetrike e 12 gurët para tyne

Me 10 fishin e gjashtës (10 x 6 =60) matet koha në sekonda e minuta dhe shënohet me 60 gurë të rrethit të madh me gurë të lidhun.

Me 15 fishin e gjashtës, (15x 6 = 90), matet nji stinë në ditë, (kuarta e vitit) dhe shënohet nga 90 gurët e dy rrathëve. (30 + 60 = 90)

Gjashtëfishi i gjashtës, (6 x 6 = 36), shënohet nga 36 gurët horizontalë (35 mbahen nga 40 gurë vertikalë dhe 1 gur esht i shtrimë në dhè, guri Hadit).

10 fishi i gjashtës në katror (10 x 6 x 6 = 360) shënon vitin me 360 ditë, rrethin me 360 gradë, sistemin koordinativ me 360 gradë. 100 fishi i 36 –s (100 x 36 =3600), esht largësia në kilometra nga Stonehenge deri në kompleksin e Piramidave në Giza, Egjipt. 3600 km kanë ndërmjet këto dy komlekse dijesh.

 

Njisinë e gjatësisë metri, me shumëfishat e nënfishat e tij, civilizimi i sotëm e ka rigjetë sipas mënyrës së përcaktimit të të lashtëve. Me këtë njisi shprehet kuarta e vitit. Saktësisht 91 metra esht rrethi i sheshtë brenda bregut të brendshëm të kanalit rrethues të Stonehenge. Akoma ma saktë: 91,25 dm, aq sa esht çereku i vitit 365 ditor, ishte lartësia e gurëve vertikalë të Treshes së Madhe në Qendër të Stonehenge në kohën e zbatimit të projektit fillestar.

 

Vijojmë akoma ma shumë të lexojmë dije të sakta që shprehen nga kuarta.Përbashkuesja e njisive të gjatësisë e të kohës shënohet nga kuarta e perimetrit të rrethit me gurë të lidhun me kapakë me diametër 33 metra. 33000mm x 3.14159265358… = 103672.557568mm. 103672.557568 : 4 = 25918.139392… Kaq esht kohëzgjatja në vite e preçesionit të boshtit të Tokës.Kohëzgjatja në sekonda e 1 mueji 30 ditor esht e barabartë me volumin në metërkub të Piramidës së Madhe në Egjipt. 30 ditë x 24 orë/ditë x 60min/orë x 60sek/min = 2592000 sekonda. (kjo shifër esht 100-fishi në vite e preçesionit të boshtit të Tokës.)

 

Para Treshes së Madhe të Qendrës ndodhet vetëm Guri i Altarit.Në Qendër, benda rrathëve kemi 13 gurë që nuk janë të lidhun dhe 15 gurë të lidhun në treshe, pra gjthsej kemi 28 gurë. Me numrat 13 e 28 kemi nji kalendar tjetër. 13 gurët shënojnë 13 muej të vitit dhe 28 gurët shënojnë kohëzgjatjen e muejve në ditë. Viti ka 364 ditë dhe dita e solsticit të verës esht dita e 365 e vitit. Fjala longdozen ka lindë pikërisht si njisi matëse ma e gjatë se 12- ta për kohën pasi shënon 13 muejt e nji viti, (13 x 28 =364), 13 javët e nji stine të vitit (13 x 7 = 91) dhe 13 kostelacionet e yjeve që përshkon zgjatimi I boshtit të tokës gjatë preçesionit. Numri 28 esht mueji biologjik i njeriut pasi cikli menstrual i femnës njerëzore zgjat 28 ditë dhe lëkura e njeriut ndrohet plotësisht çdo 28 ditë. Edhe betoni i zakonshëm ngrin për 28 ditë. Këto fakte në Tokë dhe fakti që Dielli kryen nji rrotullim të plotë rreth boshtit të tij për 28 ditë, për shikuesin nga Toka, na çon në përfundimin që numri 28 esht numri i Diellit. 28 gurët në qendër të Stonehenge shënojnë Diellin dhe rrathët shënojnë trupat qiellorë që orbitojnë rreth tij.

Rrethi i parë me 30 gurë të vegjël shënon Merkurin e Vogël.

Rrethi i dytë me 30 gurë të mëdhenj shënon Venusin. Mbulesa me kapakë paraqet atmosferën shumë të dendun që mbështjell këtë planet.

Rrethi i tretë me 29 bira paraqet Hanën me ciklin e saj mujor.

Rrethi i katërt me 30 bira paraqet Tokën tonë.

Rrethi i pestë me 56 bira paraqet Marsin Dy stomet e dheut (barrovv) shënojnë dy satelitët e Marsit Kanali rrethues tregon kufinin e ndamjes së trupave të ngurtë të brenshëm të sistemit tonë diellor.

Guri i shtrimë i ngulun në tokë tregon nji trup qiellor ( meteor ose asteroid) që ka goditë trupat e brendshëm të ngurtë.

Guri i Anuem jashtë kanalit rrethues në rrugën e drejtë 2800 metra shënon planetin Jupiter. ( shih ma poshtë paraqitjen skematike të elementeve)

 

Për paraqitjen e saktë të trupave qiellorë garantues të jetës në tokë u renditën 328 elemente, prej të cilave 182 gurë e 146 druna. 182 gurët shënojnë gjysëmvitin ose ma saktë kohën e dritës. 182 ditë lind e nuk perëndon Dielli në Pole.Gjithashtu ky numer shënon në metra thellësinë maksimale të depërtimit të dritës në ujë.

 

Në këtë konstruksion gurësh e drunash vërehet se çerekviti shënohet nga 91 elemente gurë e druna horizontalë që mbahen nga 96 gurë vertikalë. Numri 96 në ditë esht çerekviti i kalendarit hanor me 13 muej (13 x 29,530588… = 383,897644…). Po nga elementet horizontalë shënohet kuarta e saktë e vitit, 91,25, pasi guri i 36 ndodhet i shtrimë në tokë dhe vlera e pjesës mbi tokë esht ¼. (91 + ¼ = 91.25)

91 elementet horizontalë sipër gurëve shënojnë 13 javë. Vendosja e tyne, 35 gurë e 56 druna tregon se janë në raportin 5 me 8. Nëse i marrim si shënues të 13 muejve atëherë kemi 8 muej që shënohen prej drunave që don me thanë se janë me gjelbërim dhe 5 muej që shënohen prej gurëve që kuptohet se janë pa gjelbërim. Dy festa të stërlashta, të ashtuquejtuna pagane na e transmetojnë deri në ditët tona dijeninë e ngurtësueme në Stonehenge. Dita e parë e Dimnit nis me 26 Tetor, ditën e Shën Mitrit, (ShMitrit) dhe përfundon me 14 Mars. Janë 140 ditë dimen me tokë të zhveshun nga bimësia, (5 x 28 = 140).Pjesa tjetër e vitit prej 8- muejsh esht stina e verës me gjelbërim që zgjat 225 ditë sa viti i planetit Venus (224.7ditë), personifikim i perëndeshës së vegjetacionit, pjellshmënisë…

 

Numrat 5; 8 e 13, shënohen nga 7-fishi i tyne 35; 56 e 91. Këto janë pjesë e vargut të numrave Fibonaçi, (Fibonacci), që esht rregulli themelor i konstruksionit të kompleksit të Stonehenge. Shtatëfishat e 6 numrave të vargut Fibonaçi: 3; 5; 8; 13; 21; 34 renditen në elementet e Stonehenge. Për këtë nuk nevojitet të numrojmë 90 elementet në dy rrathët me druna.

21 gurë të ngulun në tokë nuk janë të lidhun me elemente të tjerë.

35 gurë horizontalë qëndrojnë sipër gurëve.

56 druna horizontale qëndrojnë sipër gurëve.

91 gurë e druna qëndrojnë sipër gurëve.

147 gurë janë të ngulun në tokë.

238 gurë e druna janë gjithsejt (duke mos llogaritun 90 elemente në 2 rrathët me druna.)

 

(shënim: në Stonehenge sipas projektit fillestar kishte 333 elemente dhe me vendosjen e këtyne 5 elementeve shtesë që nuk prekin tokën, do të lexohen 13 numrat e parë të vargut 0; 1; 1; 2; 3; 5; 8; 13; 21; 34; 55; 89; 144;)

 

Stonehenge, shënues i sistemit tonë planetar me Diellin në qendër, njikohësisht shënon strukturën e atomit me bërthamën e tij dhe 5 rrathët janë 5 shtresa të elektroneve. Dy gurët para hymjes shënojnë shtresën e 6 dhe Guri i Anuem shënon nivelin e 7 të elektroneve. Këto tre gurë skematisht tregojnë bashkëveprimin mes atomeve, shkëputjen dhe tërheqjen e elektroneve dhe formimin e molekulave.

 

Bash grupi i gurëve që nuk ka asnji element druni shënon saktësisht tabelën e sotme moderne me 118 elementeve kimikë, prej të cilave 28 janë të gaztë, të langtë ose që nuk mund tu përcaktohet gjendja dhe shënohen nga 28 gurët shënues të Diellit. Dielli në përbamjen e tij ka elementë të gaztë, të langtë ose që nuk mund tu përcaktohet gjendja pasi janë në shndrim të vazhdueshëm. 90 elementë janë të ngurtë (solidë) dhe shënohen nga rrathët shënues të Merkurit e të Venusit.

 

Shumë elementë kimikë pasqyrohen qartë në Stonehenge, por po lexojmë elementin ma të randësishëm, Uraniumin që ka 92 elektrone me ngarkesë negative dhe 92 protone në bërthamë me ngarkesë pozitive. 91 elemente horizontalë qendrojnë sipër gurëve. Elementi i 92-të horizontal esht në tokë. Ky esht numri atomik i Uraniumit. 146 gurët vertikalë shënojnë numrin e neutroneve. Leximi numerik esht i pakundërshtueshëm. Këtu shënohet bërthama e izotopit U238. (92protone + 146 neutrone = 238) Akoma ma shumë. Nëse nuk përfshijmë 3 gurët jashtë rrethit, shënohet bërthama e izotopit U235. (92 protone + 143 neutrone = 235)

 

Udhëtojmë 3600km larg nga Stonehenge dhe saktësojmë faktin se naltësitë e gurta të piramidave shënojnë numrin e neutroneve të izotopeve të Uraniumit. 146 metra dhe asnjë milimetër ma shumë e as ma pak ishte naltësia e gurtë e Piramidës së Madhe. Saktësisht 143 metra ishte naltësia e Piramidës së Mesme. Piramidonët e këtyne piramidave ishin prej kristali teknologjik dhe simbolizojnë rrezatimin bërthamor të Uraniumit. Naltësia e tyne përcaktohej nga dy sfera të kristalta që ishin sipër Gurit të Altarit. Randësia e jashtëzakonshme e të dy izotopeve të Uraniumit shënohet njikohësisht në Piramidën e Madhe, pasi diagonalja e bazës së saj esht paksa ma e madhe se 235m. Dhjetëfishi i kësaj shifre në metër katror shënohet nga çfarë ndan përgjysëm diametri 91 metërsh i rrethit të Stonehenge. (2350m2, saktësisht 3251,941m2)

 

Këto izotope janë personifikim i AND-së njerzore. Dallimi mes këtyne izotopeve esht se Izotopi U238 esht i pazbërthyeshëm, njilloj si AND-ja e mashkullit që esht e pandryshueshme që nga Adami. Pra Piramida e Madhe mund të quhet dhe Piramida e Atit, ndërsa Piramida e Mesme mund të quhet dhe Piramida e Amës. Edhe i gjithë kompleksi i Stonehenge mund të quhet Ati dhe çfarë përfshihet brenda kanalit rrethues mund të quhet Ama.

 

Jane 3 neutrone që dallojnë izotopet e Uraniumit dhe shënohen nga 3 metra diferencë në naltësitë e Piramidave si dhe nga 3 gurët që janë jashtë rrethit të Stonehenge. Nëse i shohim me vëmendje shihet qartë se këto 3 gurë shënojnë organin seksual mashkullor. Guri i anuem nga hymja e Stonehenge shënon penisin dhe dy gurët në hymje shënojnë testikujt. Guri i Sakrificës shënon organin seksual femnor. Në brendësi të trupit të femnës esht mitra dhe shënohet nga rrethi i Venerës (Venusit). Plaçenta shënohet nga rrethi I Merkurit dhe embrioni (fetusi) shënohet nga Gurët e Diellit.( koka = Treshja e Madhe, gjymtyrët e sipërme =Treshet e Mesme dhe gjymtyrët e poshtme = Treshet e Vogla.

 

Perimetri i rrethit me diametër 33metra, që shënon mitrën ku rilind jeta esht percaktuesiI brinjës së bazës të Piramidës së Vogël. (33m x 3,14159265358… = 103,672557568…m.) Diagonalja e bazës së kësaj piramide esht sa naltësia e Piramidës së Madhe ku përfshihet dhe piramidoni I kristaltë. Kësisoj Piramida e Vogël simbolizon fëmijën, me të gjitha sekretet e jetës që nga ngjizja deri sa çohet në kambë.

 

Ashtu sikurse tabela e elementeve kimikë edhe jeta e gjallë shënohet saktësisht në Stonehenge. Në qendër janë 23 gurë vertikalë (10 gurë të tresheve + 13 gurë para tyne).Ky esht numri AND-së së Njeriut.

 

Janë 23 çifte kromozomesh, në formë vargu. Stonehenge pasqyrues i të dy sekseve, shënon dhe bashkimin e dy vargjeve të AND-së, mashkullore e femnore. 92 elementet horizontalë që shënojnë 92 protonet e Uraniumit janë gjithashtu shënues të 92 kromozomeve të çiftit njerëzor. Vetëm çifti i kromozomeve të seksit tek mashkulli esht i ndryshëm. Kromozomi Y shënohet pikrisht nga guri horizontal i shtrimë në tokë, (guri I Hadit) i ndryshëm nga 91 elementet horizontalë të tjerë që nuk prekin tokën. Në Piramidën e Madhe kemi paraqitjen skematike të 4 vargjeve të AND-së nga 4 brinjët e bazës me gjatësi 23 dekametra. Diogonalja esht lidhësja e çifteve të vargjeve.

 

Njeriu esht i vetmi gjitar me drejtqëndrim mbi tokë, ndaj 23 gurët vertikalë të qendrës shënojnë AND- në e krijesës kryesore të universit, NJERIUT. Krejt konstrukti i skeletit të tij prej 206 eshtnash esht i atillë që të sigurojë ecjen pa u përkulë. Stonehenge e shënon saktësisht këtë fakt. As ma shumë e as ma pak por 206 elemente vertikalë ka në Stonehenge.

 

Pamvarësisht se në këtë përmbledhje të shkurtë përfshihen disa prej leximeve të Gjithëdijes universale të kodueme matematikisht në Stonehenge, në Piramida, etj. mund të arrihet në përfundimin se asgja në Univers nuk esht e rastësishme, gjithshka esht PROJEKSION I PËRSOSUN, që nga mikrothërmijat deri te makrouniversi. Nëse nuk do te kishte projeksion, asnjilloj kompjuteri nuk do te arrinte që të projektonte nji konfiguracion me 333 elementeve ku të shkruhen matematikisht të gjitha dijet.

 

PROJEKSION ESHT DHE GJUHA NJERZORE.

 

Ndërtuesit e Stonehenge, të Piramidave dhe objekteve të tjera të lashtësisë jo vetëm kanë pasë nji Dije, por kanë folë dhe nji Gjuhë. Gjuha e projektuesve dhe ndërtuesve të objekteve që na la civilizimi para nesh ruhet pothuejse e paprekun tek GEGËT SHQIPFOLËS.

 

I pari që zbuloi se Faraonët flisnin shqip ishte arbëreshi Xhuzepe Katapano. (Giuseppe Catapano). Ai esht vazhduesi e plotësuesi i Shampolionit, (Jean-François Champollion, 1790 – 1832 ), deshifrues i hieroglifeve egjiptiane që zbuloi se figurat nuk tregojnë fjalë, por vetëm nji tingull. Katapano zbuloi se esht tingulli i parë i emnit të figurës në gjuhën shqipe. Shembulli i pakundërshtueshëm se figura e dorës shënon germën D, mund të pasohet me figurën e kambës që shënon germën B, pasi në shqip pjesa mbështetëse e kambës quhet edhe bathë.

 

Emnat e dy piramidave gjigande ruejnë kuptimin në shqip. Përbahen nga dy fjalë; parafjala ke dhe fjala bazë përcaktuese. Duhet të sqarojmë se faraonët janë restaurues të komleksit të piramidave të Gizas dhe nuk janë ndërtuesit e tyne.

Keops = ke ops = ke syni (ke Syni i Zotit, ke Syni I Horusit)

Kefren = ke fren = ke ajo që fryhet = ke femna që fryhet.

 

Edhe sot e kësaj dite në gjermanisht grues i thonë frau. Ky emën vjen prej perëndeshës në mitologji skandinave, Freyja. Kjo perëndeshë ka atributet e perëndeshës Afrodite (Aphrodítē) dhe natyrisht edhe emnin e kanë të përbashkët që në kohën e Njigjuhësisë. Emnin e kësaj perëndie e kërkojmë tek emni i planetit Afrodita që përbahet nga tri fjalë: a +fro + dita. Fjala e parë a esht folja e ekzistencës: a = ast = asht = est = esht, që ka mbetë e bashkangjitun fjalëve pasuese dhe esht formë e zakonshme në fjalët e lashta. Fjala e dytë fro tregon se ky planet e ka atmosferën aq të dendun sa mund të quhet planeti i frymë.(fro = fra = fri = fry) Frymja e tij nuk esht shkaku i vetëm për cilësimin e perëndeshës mbojtëse të grave shtatzana. Viti i Afroditës zgjat 224 ditë. Kaq ditë zgjat mbrojta e saj. Fëmijët që lindin pas muejit të 8 –të biologjik nuk jetojnë. Fjala e tretë dite tregon se në këtë planet ka ditë, pra nuk ka natë. E vërteta kështu esht: temperatura e këtij planeti në të gjithë sipërfaqen e tij esht me 430 – 480 gradë Celcius. Ky esht shkaku që ky trup qiellor vjen pas Diellit për ndriçim për Tokën dhe ka dritë të përhershme në të gjithë sipërfaqen e tij.

 

Fjala tjetër për këtë planet e për perëndeshën e barasvlefshme me Freyja e Aphrodítē esht Venera, (Venus) që përbahet nga dy fjalë që kanë kuptim vetëm në shqip. Venera = ven + er. Fjala e parë ven tregon pijen alkoolike që merret nga langu i rrushit dhe fjala e dytë er = err tregon të errtën, të zezën, vdekjen. E vërteta kështu esht. Planeti ka atmosferë me acid sulfuric, që esht nji lang që ka ngjyrën e venës, por që esht helm. Ky esht shkaku që në latinisht fjala ven, (venenum), ka dy kuptime: pije magjike dhe helm. Ky esht dhe shkaku që besohej se joshja e perëndeshës së bukurisë të çonte drejt vdekjes.

 

Me dy kuptime emnohet dhe planeti tjetër, Marsi. Perëndia Mars ishte me dy fytyra, i pabesë, rrencak, rrenës. Kështu e paraqet Homeri dhe na e përcjell me emnin që e përshkruen: Ares = a res = a rres. Edhe planeti Mars paraqet dy anë; pa jetë, por mund të ketë jetë. Edhe mueji Mars esht orë e çast me dy mendje; herë me diell e herë me mot të keq.

 

Fjala bazë e emnit mars esht mar me të dy kuptimet e kundërta; marë (mbarë) dhe marë = marrë. i/e marë, i/e marrë. Shtatzania quhet e marë kur vjen nga lidhja legale dhe quhet marrè çdo shtatzani e jashtëligjshme. Vetëm prej shqipes esht e qartë përse Nana e Jezusit quhet Mari. Ajo ishte në të drejtën e saj, ishte në rrugë të marë, por vlleznit e saj deshën ta mbysin se mendonin se ka ba marrè.

 

Së fundmi në këtë shkurtesë po shtjellojmë etimologjinë e fjalës Angli, vendit ku ndodhet Stonehenge. Fakti shkencor se të paktën para 10 000 vjetësh nga çdo cep i këtij ishulli njerëzit grumbulloheshin në Stonehenge gjatë solsticeve të Diellit, bind këdo se vendasit nuk pritën 8000 e sa vjet që disa ardhacakë të përtejdetit nga lindja, me i dhanë emnin pothuejse krejt ishullit. Hamendësimi vjen se ajo çka shënohej Anglii prej romakëve edhe sot e kësaj dite, quhet Angles dhe banorët në danisht quhen angel. Kemi nji fakt interesant të ditëve tona: si Anglia si Angles kanë hi në listën e Trashigimnisë botnore. Anglia për gurët e drunat e ngulun në tokë në kompleksin e Stonehenge, dhe Angles me territore të tjera përreth për gurët e drunat e ngulun në det me të cilat formojnë diga dhe si askund në botë kemi nji vijë bregdetare të krijueme prej njeriut. Dihet se në Angli gurët e drunat ishin të ngulun para mija vjetësh. Edhe krijimi i digave nuk filloi në kohët e vona. Vikingët e kishin traditë që të krijonin vike (porte) edhe në moçalishte, pasi ngulnin druna deri në thellësi, larg buzës së ujit. Shihet qartë se vendasit dhe të ardhunit flisnin nji gjuhë. Si vendasit si të ardhunit e quenin vendin e tyne me të njejtin emën: angel – angeln që esht i barasvlershëm me emnin Angul. Ky emën ka lindë si përcaktues i veprimit që kryhej për zbatimin e superprojektit, në kohën kur nguleshin gurë e druna në Stonehenge e në 900 e sa rrathë të tjerë anë e kand ishullit.

 

ANGLII = ANGELS = ANGUL = A NGUL = vendi ku janë ngulë gurë e druna.

Kam zbuluar misterin e Stonehenge

 

Një hetues i Prokurorisë së Shkodrës i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit të çuditshëm guror të Salisburyt

 

SHKODËR – Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrës, është një kërkues shkencor autodidakt që merret me studimin e lashtësisë. Me arsim të lartë Ekonomik, ai prej shumë vitesh punon hetues në prokurorinë e Shkodrës, aktualisht në hetimin e krimit ekonomik.

Siç deklaron ai vetë për gazetën “Shekulli”, zbulimi i mistereve e ka tërhequr prej vitesh dhe i është përkushtuar me pasion kësaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur të bëjë ç’kodimin e një prej monumenteve të lashtësisë akoma mister, atë të Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin përkatës.

 

Verifikimi i këtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertëve të fushës, por ne e pyetëm në një intervistë të shkurtër z. Selimi, për çfarë bëhet fjalë konkretisht: “… Objektivi im ka qenë që para 21 qershorit, ditës së Solsticit Veror që festohet nga neopaganët ose neodruidët në Stonehenge, të bëja publik atë që kam mundur të realizoj ç’kodimin e parë të Stonehenge, kalendarin diellor. Pra, t’ju tregoj se gurët e këtij monumenti të lashtësisë nuk shërbejnë vetëm për të shënuar ditën e Solsticit Veror, por janë një kalendar i saktë diellor me një ndryshim prej afro 2 sekondash” – thotë ai.

 

Objekte, kryesisht tempuj të lashtësisë që në një ditë të caktuar dhe vetëm atë ditë, një pikë e tyre në brendësi të objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, janë të shumtë. Të tilla ka në Egjiptin e lashtë etj. “Të habit fakti se si studiuesit e inxhinierët e sotëm nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë. Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Asusanit mbi lumin Nil në Egjipt përfshinte përmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatë rivendosjes kurrsesi nuk u arrit që në një ditë dielli të ndriçonte një pjesë brenda në tempull. Kjo tregon se të lashtët kanë ditur diçka më shumë se ne” – shton Nazmi Selimi.

 

Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç’koduar Stonehenge dhe ku e mbështesni këtë?

 

Matematika është matematikë. Që nga shtatori i vitit 2009, unë e kam provuar me mijëra herë dhe përfundimi është veç saktësia. Jam detyruar të studioj të gjithë kalendarët e lashtë të sumerëve, egjiptianëve, majave etj., si dhe ato të sotëm.

 

Ky nuk ngjason me asnjërin, por është më i përkryeri dhe shumë më i përsosur se kalendari i sotëm. Unë kam afro 40 vjet që merrem me kërkimin e mistereve. Të dhëna që për shumë njerëz janë të parëndësishme për mua kanë vlejtur shumë. Kështu para 20 viteve, në Selcë të Vermoshit unë kam takuar një të moshuar, i cili parashikonte me saktësi motin, jo për një ditë apo për një javë, por për 6 muaj.

 

Formula që përdorte selciani nuk ishte asgjë tjetër, veç rregullsia e përsëritjes së ditës që shprehet në kalendarin e Stonehenge. Përveç kësaj, më kanë ndihmuar dhe detaje të tjera që duken të vogla.

 

Po ju nuk keni qenë asnjëherë në Stonehenge dhe pretendoni se e keni ç’koduar… Ndërsa janë të shumtë studiuesit dhe qendrat shkencore në botë që merren me Stonehenge. Si e shpjegoni këtë?

 

As deshifruesit e mëdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panë nga afër Piramidat e Egjiptit dhe të Majave, por i deshifruan hieroglifët e Egjiptit të lashtë dhe shkrimet e Majave.

 

Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç këmbënguli dhe vërtetoi të kundërtën e asaj çfarë mendonin “baronët e shkencës”, që një hieroglif, pra një figurë paraqet veç një germë. Unë nuk kam titull shkencor, nuk bëj pjesë në asnjë staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç një vrojtues artilerie në Luftën e Dytë Botërore.

 

Ai vrojtoi librat që po digjeshin në bibliotekën e Berlinit dhe mori fjalorin e një prifti spanjoll, dhe kjo vepër e gjetur rastësisht prej tij e ndihmoi në studimet e mëvonshme.

 

Punimet kryesore në Stonehenge i ka kryer një kolonel. Edhe në Giza, ishin xhenierët e Napoleonit që konstatuan se piramidat fshihnin të dhëna të sakta. Unë jam ushtarak karriere me gradën Major i Logjistikës. Jam hetues me profesion dhe shumë kohë e kaloj duke studiuar misteret e lashtësisë.

 

Përse nuk i paraqisni rezultatet e punës suaj, atë çfarë pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore përkatëse?

 

Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues të Akademisë së Shkencave dhe tek departamenti i fizikës në Universitetin e Tiranës.

 

Ato janë treguar shumë njerëzorë me mua, por mënyra e dorëzimit të materialit nuk më pëlqeu. Ne nuk kemi një ligj që të garantojë pronësinë intelektuale, çdo zbulim mund të vidhet para se të botohet. Për ç’kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur një çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi për të. Jam duke u përpjekur që të lidhem me institucionet e interesuara në Angli e SHBA.

 

ÇFARË ËSHTË STONEHENGE?

 

Kompleksi megalitik i Stonehenge është ndërtuar në Salisbury të Britanisë së Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, në kohën kur u ngritën dhe piramidat e mëdha të Egjiptit. Përbëhet nga unaza të mëdha guri dhe ka një mori vrimash në terren në formë rrethore. Nuk është ende e qartë për çfarë ka shërbyer dhe është po kaq e paqartë se si janë zhvendosur dhe pozicionuar gurë me peshë dhe madhësi të atillë të jashtëzakonshme.

 

Një pjesë e studiuesve mendojnë që është ndërtuar nga banorë antikë si një vend kulti, një pjesë tjetër si një kalendar gjigant për të mbajtur “shënim” ecjen e muajve, stinëve, viteve, të tjerë debatojnë rreth faktit nëse ishte një observator gjigant astronomik. Termi Stonehenge nga anglishtja përkthehet fjalë për fjalë “gur i varur”. Sot ky vend është shndërruar në një vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi për ndjekës të feve të reja neopagane.

Gazeta shekulli date 22 qershor 2010

 

Veterrefim

 

Tërheqja në sprovën e parë në korrik të vitit 2010, kur tentova të botoj diçka për çkodimin e Stonehenge, për çudi nuk më skuqi e as më nguti që me dalë sa ma parë me “diçka intersante”, sipas vlersimit të atyne që lexuen përmbledhjen time nën titullin “ Stonehenge – libri i dijeve Hyjnore”. Vendimi me dalë publikisht me çkodimin e plotë më mori gjithë kohën dhe ka kenë dhe mbetet angazhimi im kryesor. Në nantor të vitit që shkoi, mbi bazën e gërmimeve të arkeologëve, arrita të rikrijoj projektin e plotë fillestar të Stonehenge.Gjetja e vendit të elementit të 333-të i dha fund rikonstruksionit, por jo leximit të dijeve që kodohen në Stonehenge. Vendosja e elementeve të gurta apo të drunjta në birat që kanë nxjerrë në dritë arkeologët, korigjimet e vogla të hamendjeve të tyne, ishte nji punë shumë e lehtë në krahasim me arkeologjinë e gjuhës së folun të ndërtuesve të Stonehenge.

 

Arritja e përfundimit se të njetjat dije që lexojnë studiuest në Piramidat e Egjiptit ndodhen në Stonehenge si dhe arritja e përfundimit tjetër se të njejtën gjuhë që flisnin ndërtuesit e Piramidave flisnin dhe ndërtuesit e Stonehenge, çoi në përfundimin se ka pasë nji dije e nji gjuhë të përbashkët për të gjthë njerëzimin. Kështu vendosa ta titulloj studimin që po përgatis ta botoj. Disa pjesëza të hymjes e të mbylljes së studimit po i publikoj për me marrë mendimin paraprak të lexuesit shqiptar në të katër anët e rruzullit.

 

Mendoj se nuk jam i parakohshëm, pasi janë të shumtë ata që janë kundër dogmës zyrtare se Stonehenge e ndërtuen njerëzit e shpellave me vegla prej guri, druni e kockash.

 

2 Çfarë dihet për Stonehenge?

 

Stonehenge esht nji ndër 900 e sa rrathët me gurë në Angli. Cilësohet si objekti ma misterioz i lashtësisë që legjenda thotë se magjistarja Merlin i mori gurët gjigandë në Irlandë dhe brenda nji nate i çoi në vendin ku janë sot. Vetë emni difton se ka gurë e hon. Kuptimi i saktë i emnit Stonehenge esht gurëkanali. Fakt esht se dheu i nji hendeku rrethor me diametër afërsisht 110m, esht hedhë në anën e brendshme të kanalit dhe kemi nji stom kufizues të sheshit me diametër 91m. Ky sheshrrethim ka 1 hymje të madhe me nji rrugë të drejtë 2800 m.( Avenue), në anën kah lind Dielli dhe 1 hymje të vogël në jug. Në hymjen kryesore esht 1 gur rreth 5m i gjatë në pozicion të shtrimë, i ngulun pothuejse plotësisht në dhè. Këtë gur e quejnë Guri i sakrificës,( Slaughter Stone), pasi këtu mendohej se kryheshin therjet. Para hymjes e në fillim të rrugës janë 2 gurë dhe ma larg në mes të rrugës esht 1 gur gjigand i anuem,( Heel Stone). Në atë çka rrethon bregu i kanalit, jo ma larg se 5 m, në shesh janë gjetë 56 vrima të vendosuna në nji rreth, ku patjetër kanë kenë të ngulun gurë. Ky rreth njihet me emnin e zbuluesit të tij, Aubrey. Pothuajse ngjitë me këtë rreth janë 2 stome dheu që i quejnë “barrovv” ku ka shenja se ka pasë nga 1 gurë të ngulun. Gjithashtu janë edhe 2 bira të tjera në shesh, simetrike me birat në stome, që i cilësojnë pjesë të 4 gurëve stacionarë. Ma në brendësi janë gjetë 30 bira në nji rreth jo perfekt dhe afër tij, gjithnji drej qendrës janë 29 bira, përsëri në nji rreth jo perfekt, ku mund të ishte dhe nji birë tjetër, por që kërkimet në vendin ku mund të ishte japin faktin se aty nuk ka pasë gropë. Në radhë na del përpara rrethi me diametër 33 m. me 30 gurë gjigandë të ngulun në tokë që janë të lidhun në mënyrë të pandërpreme me 30 kapakë sipër. Para këtij rrethi esht nji rreth tjetër me 30 gurë të vegjël në krahasim me gurët e Rrethit të Madh. Në qendër të Stonehenge janë 5 treshe gurësh gjigandë të lidhun që formojnë nji elips të hapun nga ana e hymjes. Bash përballë hymjes esht Treshja e Madhe me 2 gurë të ngulun me gjatësi 9,1 m. dhe të lidhun me 1 arkitra sipër. Në krah të saj ja janë 4 treshet të nguluna në mënyrë simetrike. 2 treshet në krahët e Treshes së Madhe janë me naltësi gurësh 7,3 m. ndërsa 2 të fillimit janë akoma ma të vogla, diçka ma shumë se 6 m. Në qendër të Stonehenge, para Treshes së Madhe ishte 1 gur i madh që emnohet “Guri i Altarit”, (Altar Stone). Para tresheve ka pasë gurë të ngulun, por studiuesit e ndryshëm skicojnë numra të ndryshëm gurësh. E përbashkëta e tyne esht se para tresheve simetrike vendosin gjithmonë nga 3 gurë. Në Ditën e Solsticit të Verës, rrezet e diellit sapo dalin në horizont përshkojnë rrugën e hymjes, (Avenue), futen në mes të 2 gurëve tek porta dhe prekin Gurin e Altarit e Treshen e Madhe. Edhe sot e kësaj dite përkujtohet kjo ditë prej mija besimtarëve neodruidë e të tjerëve. Sipas shkencës zyrtare ndërtimi i këtij monumenti nisi 5100 vjet ma parë e përfundoi para 3600 vjetësh. Në këto 1500 vjet, punimet u kryen në faza të ndryshme me distanca kohore shumëshekullore në mes fazave.

 

ÇFARË THONË FAKTET PËR STONEHENGE?

 

Përfundimet e projektit të kryesuar nga Profesor Mike Parker Pearson saktësojnë se para 10000 vjetësh Stonehenge ka kenë vend adhurimi për mbarë ishullorët; irlandezë, skocezë, uellsorë, etj. Në ditët e solsticeve merrnin me vete bagëti dhe i banin kurbanë në këtë vend. Megjithatë profesori nuk lëviz nga ideja se rrathët nuk u banë njiherazi dhe nuk e çon ma herët se 5100 vjet datën e fillimit të punës së ndërtuesve të Stonehenge.

 

ÇFARË THONË STUDJUESIT PËR STONEHENGE?

 

Studimi i Profesor David P. Gregg “The Stonehenge Codes: A Nevv Light on Ancient Science…., sjell argumenta se ka pasë një projekt fillestar të Stonehenge, pasi në komleksin arkitekturor të Stonehenge zbatohen ekzaktësisht konstatet π (pi) e φ (fi) në raporte diametrash të rrathëve, të segmenteve të tyne, etj.

 

Pamvarsisht se shkenca zyrtare nuk bëzan mbi dritën që hedh prof. Gregg, pikëpyetjet që lindin prej arësyetimit të prof Gregg e të tjerë mosbesuesve të dogmës se Stonehenge e Piramidat i ndërtuen shpellarët me vegla druni, kockash e guri, na çojnë në tjetër bindje: ndërtuesit kishin njohuni shkencore. Nuk ka alternativë tjetër: Nji civilizim shumë i zhvilluem përzgjodhi materialin natyror të pashkatërrueshëm dhe ndërtoi objekte me gurë gjigandë duke i vendosë në mënyrë të atillë që të mbeten si dishmi e dijeve të tyne.

 

Përmbytja e Madhe shembi Kullën e Babelit por mbetën në kambë Stonehenge, Piramidat e Egjiptit dhe objekte të tjera prej guri në të cilat ndërtuesit nuk lanë asnji fjalë të shkrueme, por lanë dijet e tyne të kodueme matematiksht në konstruksionin e objekteve.

• 1 = Guri i Altarit (The Altar Stone)

• 2 = Stom dheu, tumë pa varr (barrovvs)

• 3 = Stom dheu, tumë pa varr (barrovvs)

• 4 = Guri i skrificës, i kurbaneve,( the fallen Slaughter Stone),

• 5 = Guri i pjerret (the Heel Stone)

• 6 = Dy gurë simetrikë me gurët në stomet e dheut

• 7 = kanali rrethues

• 8 = bregu i brenshëm i kanalit

• 9 = bregu i jashtëm i kanalit

• 10 = rrugë e drejtë 2800 metra me kanale anash (The Avenue),

• 11 = rrethi me 30 bira që njihet me emnin “gropat Y “

• 12 = rrethi me 29 bira që njihet me emnin “gropat Z “

• 13 = rrethi me 56 bira që njihet me emnin “gropat Aubrey “

• 14 = hymja e vogël jugore.

• 15 = dy guret para hymjes

5 Treshet e Qendrës,

Rrethi Kryesor me gurë të mëdhenj të lidhun me arkitrena

Rrethi me 56 gurë.

Ndërmjet 2 rrathëve me gurë ishin dy rrathë me druna.(vrimat Y e Z).

Kanali rrethues ka ngjyrën e gurit gëlqeror të pllajës se Salisburyt.

 

GURËT MUND TË FLASIN

 

Shkencëtarët po përpiqen që prej fosileve të gurëzueme me nxjerrë ADN-në e krijesave të zhdukuna “qysh kur s’din kush me diftu”. Gurët janë ato që ruejnë edhe ADN-në e dijeve të stërlashta. Gurët janë ato që ruejnë edhe ADN-në e fjalëve të ndërtuesve të stërlashtë. Gurët janë ato që ruejnë edhe çka i takon “relatives” dhe çka i takon ”absolutes

 

3 E PARA ISHTE FJALA

 

I bindun se ka pasë nji gjuhë të vetme dhe se ajo nuk esht zhdukë pa lanë gjurmë,

I bindun se shqipja e sotme esht gjuha fosile e gjallë e ditëve tona,

I bindun se Shkodra ka kenë përherë nji ndër kryeqendrat botnore, saqë gjeografët e lashtë vargmalin që rrethon liqenin e Shkodrës e shënonin “Zinxhiri i Botës”,

I bindun se e folmja e trevës së Shkodrës ka ruejtë tehun e fjalës të limuem në të dy anët, pasi në jetë të jetëve ka kenë nyje e randësishme detare e kontinentale, për krejt Mesdheun e përtej Mesdheut, për rrethinat e veta e tutje thellë në kontinent,

I bindun se maja e tehut të fjalës shqipe zhbiron çdo fjalë të lashtë dhe nxjerr dijen prej saj, hodha hapin e pazakontë: Prej fjalëve që kanë kuptim veç në shqip nisa me nxjerrë dijet e lashta në objektin ma misterioz me gurë ku nuk ka asnji fjalë të shkrueme.

Ligji i ruejtjes e shndrimit të energjisë filloi ti shndrojë Fjalët në Dije e Dijet në Fjalë.

Me anë të Gjuhës filloi aventura e çkodimit të numrave që janë në Stonehenge dhe me anë të Matematikës së përdorun në Stonehenge filloi kodimi i Gjuhës. Mbi bazën e gjetjeve të arkeologëve nisi puna për rikrijimin e projektit fillestar të Stonehenge dhe mbi bazën e rrokjeve të Shqipes nisi arkeologjia e Fjalëve.

Gjatë pothuaj nji dekade, nji nga nji nisën me zanë vendin e vet elementet në rikonstruksionin e plotë virtual të Stonehenge. Në nantorin e vitit që shkoi elementi i 333-të i vuni kapakun punës për rigjetjen e projektit fillestar. Leximi i dijeve që shënohen me numra esht shumë i lehtë, pasi esht përdorë matematika e thjeshtë. Edhe vetë profesorët që ditënatë shpjegojnë dogmën se si shpellarët me vegla guri, druni e kocke i morën gurët 50 tonësh 200 kilometra larg dhe i vunë me përpikmëni këtu, do ta pranojnë se të ditunit, ose ma mirë me thanë, shumë ma të ditunit se ne, përzgjodhën vendin e materialet për ndërtimin e Kompleksit arkitekturor të Gjithëdijes që quhet Stonehehge.

 

Megjithëse ishte fjala që nisi çkodimin e Stonehenge, puna për kodimin e gjuhës esht ma e vështira. Ngrehina e të ashtuquejtunës shkencë gjuhësore esht nji grumbull teorish që të çojnë tek askushi paraindoevropian e tek gjuha e tij e shpikun që nuk esht folë kurrën e kurrës. Ashtu si objektet e lashtësisë të gjenduna anekand rruzullit kanë lidhje mes tyne dhe na tregojnë Njidijen e lashtë, ashtu edhe gjuha e ndërtuesve të këtyne objekteve ka lidhje të pakëputuna edhe sot dhe na tregojnë Njigjuhën njerëzore, ose gjuhën përbashkuese të të folmeve në mbarë rruzullin, shqipen e sotme.

 

Kjo esht arsyeja që për publikimin e studimeve që po përgatiten për botim zgjodha titullin:

Nji gjuhë, nji dije me nëntitullin: Çkodimi i Stonehenge dhe kodimi i gjuhës.

 

Fjala e parë çkoduese e Stonehenge

 

Fjala dozen (duzinë, dozzina, douzaine, dutzend, düzine, tuzin, etj.) tregon numrin 12. Kjo njisi matëse e lashtë përdoret edhe sot. Në fakt tregon dy gjashta, dy zena, dy stinë. Nji stinë që zen (xen, nxen) shumë e nji stinë që zen pak. Ose 6 muej që zejnë njenin pol, e 6 muej që zejnë polin tjetër. Solsticet janë pikat kulmore që dajnë vitin në dy zena. Në njenin pol ka vetëm dritë për 6 muej e në polin tjetër vetëm terr në këta 6 muej.

 

Edhe arkeologjia gjuhore na sjell dëshminë e pakundërshtueshme se numri gjashtë quhej zen në kohën e Njigjuhësisë. Në holandisht fjala për gjashtën esht zes. Në gjermanisht sechs (zeks), Holandishtja (dutch) dhe gjermanishtja prej gjuhëtarëve përbashkohen me gjuhët anglosaksone, pra edhe me anglishten që siç duket i ka humbë kjo fjalë e kohës së Njigjuhësisë dhe në mungesë të saj përdor shprehjen half-dozen për gjashtën. Kush di shqip e kupton këtë lojë fjalësh, gjysma e dy gjashtave = gjashtë.

 

Dozen = do zen = dy zen. = dy gjashta. (Origjina e fjalëve emnuese për numrin 6 në gjuhët e sotme na çon vetëm tek nji pikë: Diellin me 6 rrezet e tij dhe Njigjuhësinë e kuptueshme vetëm prej shqipes ) Rruga e gjatë 2800 m (Avenue) të cilën e ndjekin rrezet e Diellit ditën e Solsticit të Verës e çon Dritën tek Guri Altarit (Altarstone) në Qendrën e Stonehenge. Rrezja e Diellit në këtë ditë shërben si Diametër që dan rrathët, gurët e shenjat mbi rrathë e jo në rrathë në dy pjesë të barabarta simetrike. Guri i Altarit dhe Treshja e Madhe pas tij dahen përgjysmë, por 4 Treshet e tjera qendrojnë simetrike përkundruall njena tjetrës tuj pasë përpara të ngulun secila nga 3 gurë ma të vegjël se vetë ato. Në këtë mënyrë kemi 12 gurë të ndamë nga 6 gurë në secilën anë. Këto janë muejt e vitit. Rrethi i madh me 30 gurë i lidhun me kapakë sipër tregon ditët e muejit. Stonehenge shënon vitin 360 ditor të njoftun prej të lashtëve egjiptianë, sumerë, babilonas, etj, me gjurmë të vona tek 360 idhujt në Qabe e 360 kishat e Shasit në Shqipëri. Viti ka 365 ditë dhe Stonehenge me 5 treshet e mëdha na tregon 5 ditët shtesë të kalendarit në kohën e Solsticit të Verës. (12muej x 30ditë/muej = 360 ditë; 360 + 5 = 365).

 

Kjo esht fjala e parë çkoduese dhe përcaktuese e sasisë së gurëve para tresheve të qendrës. Njigjuhësia pikërisht me fjalën dyzen tregon veglën e stërlashtë me dy tela (çiftelinë), prodhuese të tingujve shoqnues të baladave.

 

Dyzen = dy zen = dy zane.

Teoricienët e gjuhësisë, të nisun prej padijes ose edhe me dashje kanë lanë jashtë gjuhëve të ashtuquejtuna indoevropiane turqishten që ka ruejtë prej kohës së Njigjuhësisë e Njidijes së lashtë fjalën düzen, që tregon rregullin, harmoninë…. Rregulli e harmonia e përgjithshme janë dy zena, dy anët e kundërta të gjithshkaje. Përsëri fjala harmoni tregon vegël muzikore, por baza esht dyzeni, që në shqip përfshin gjithë muzikën. Dy telat prodhojnë tingujt e gëzimit e idhnimit. (hidhërimit). (Zani esht valë = drita esht valë)

Fjala e dytë çkoduese në Stonehenge

 

Fjala long dozen, e pakuptimtë për gjuhëtarët ka lindë nga ndarja e vitit në 13 pjesë, pra më gjatë se 12 pjesë. Kështu kemi kalendarin me 13 muaj 28- ditësh dhe vitin me 364 ditë. (13 x 28 = 364). Dita e solsticit të verës, që edhe sot e kësaj dite është ditë feste për neodruidët, është dita e 365 e vitit.

 

Akoma ma shumë. Treshja e Madhe mund të quhet edhe Treshja e solsticit, pasi në këtë ditë rrezet e diellit që e ndriçojnë sipas rrugës së mirëpërcaktueme na kujtojnë se ajo esht ma e madhja ose ekzaktësisht 1,25 herë ma e lartë se dy treshet që ka në krah. (73dm X 1,25 = 91dm). Sytë e adhuruesve të ditës së solsticit shohin Treshen e Madhe dhe kuptojnë se dita e fundit duhet të llogaritet nji çerek ma e gjatë. Mbledhja e thjeshtë na thotë se viti llogaritej njilloj si sot 365.25 ditë.

 

Ky është kalendari përjetësisht i pagabueshëm, pasi dita e parë e muejit të parë të vitit fillon gjithmonë pas ditës së solsticit të verës dhe dita e vitit të brishtë vetështohet para solsticit. Nji kalendar i tillë sjell përsëritjen e datave të muejve në vitet pasardhës, në të njejtën ditë të javës, pasi viti ka 52 javë dhe dita e solsticit nuk shenohet si ditë e javës, por shënohet si ditë feste (dita e solsticit).Në rastet e viteve të brishta ose pas 52 muejve 28 ditor shënohen 2 ditë feste ( dita e parasolsticit dhe dita e solsticit). Viti i Ri nis pas ditës së Diellit (dita e Solsticit të Verës). Dita e parë e vitit esht dita e Hanës, se për nga randësia për Tokën, rënditet fill pas Diellit. (edhe kalendari i vitit 360 ditor ishte përjetësisht i pagabueshëm, pasi dita e parë e muajit të parë të vitit fillonte gjithmonë dy ditë pas solsticit të verës dhe dita e vitit të brishtë vetështohet para solsticit. )

 

4 Gjithëdija e kodueme në stonehenge

 

Fjala çoi në çkodimin e Stonehenge. Fjala dozen vendosi 12 gurë nga 6 në secilën anë. Fjala long dozen vendosi gurin e 13-të. Janë 13 javë që përbajnë stinën (13 x 7 = 91) e 13 muej që përbajnë vitin (13 x 28 = 364). Kjo fjalë nuk pranoi asnji gur tjetër përbri dhe saktësoi dhe numrin 28 të gurëve në Qendrën e Stonehenge që janë brenda rrathëve. Dijet shkencore e mbështesin plotësisht muejin 28 ditor. Ky esht mueji biologjik i njeriut.

 

Mueji menstrual femnor esht 28 ditor. Shmangiet nga kjo periudhë e saktë janë të patolerueshme në kohën e shtatzanisë. Ngjizja e zhvillimi i fetusit kalon në faza 7 ditore e 28 ditore. Shtatzania zgjat 10 muej 28 ditor ose 40 javë dhe përcaktimi 9 mujor i shtatzanisë esht nji çorbë joshkencore. Të lindunit e parakohshëm gabimisht emnohen shtatanikë kur në fakt lindin 8 muejsh ose 224 ditësh, aq sa esht viti i planetit Venus ( Afrodita) Këto mrekullisht jetojnë dhe nuk kanë asnji mangësi në zhvillimin e tyne. Të lindunit në muejin e 9-të e në fillim të të 10-tit zakonisht nuk jetojnë. Siç duket nuk mbrohen nga Afrodita.

 

Mueji biologjik shënohet gjthashtu nga lëkura e njeriut që zevendësohet plotësisht çdo 28 ditë. Edhe betoni i zakonshëm ngrin për 28 ditë. Të gjitha këto fakte vertetojnë se Dielli esht ndikuesi i kësaj periudhe të saktë. Ndërtuesit e Stonehenge i dinin këto dhe prandaj kanë vendosë 28 gurë në Qendrën e kompleksit me rrathë.

Ndërtuesit e Stonehenge dinin gjithshka dimë ne sot dhe shumë e shumë ma tepër se ne.

 

Qendra e Stonehenge.

 

Projeksion nga lart.

1. Altarstone (Guri i Altarit ) = 1 gur

2. Treshja e Madhe = 3 gurë

3. Treshet e Mesme = 6 gurë

4. Treshet e Vogla = 6 gurë

5. Gurët para tresheve = 12 gurë

Gjithsej = 28 gurë

 

5Stonehenge paraqet sistemin tonë planetar me Diellin në Qendër të tij

 

Me 28 gurë projektuesit e ndërtuesit të Stonehenge shënonin Diellin në qendër të sistemit tonë planetar. Rrathët që mbështjellin 28 gurët shënojnë trupat qiellorë sipas radhës: Merkuri, Venusi, Hana (rrethi me 29 bira), Toka e Marsi (rrethi Aubrey me 56 bira). Këto janë trupat qiellorë të ngurtë të sistemit tonë diellor që quhen të brendshëm prandaj rrethohen me nji kanal (henge).

 

Guri i Madh që ndodhet jashtë rrethit, (heel stone), shënon planetin e Jupiterit.

 

Kaq trupa qiellorë shënonin sumerët e pasuesit e tyne babilonasit, egjiptianët, etj. Kaq trupa shënonte dhe Arkimedi. Orbitat e sakta të këtyne trupave qiellorë i llogariste me përpikmëni Mekanizmi i Antikiterës. (Antikythera mechanism). Në Stonehege lexohen kalendarët e saktë jo vetëm të Tokës, por dhe të trupave të tjerë. Bindja se Ndërtuesit e Stonehenge dinin gjithshka na shtyn që të kuptojmë faktin se përse rrethi i Tokës nuk esht perfekt. Ky rreth esht pak i shtypun se kështu esht forma e planetit ku jetojmë ne. Edhe rrethin e Hanës duhet ta lexojmë ashtu siç e shkruejtën ndërtuesit. Megjithëse i kanë lanë vend edhe nji bire të 30-të ato nuk e hapën se mueji hanor ka 29. 53 ditë.

 

Në 29 bira u vendosën 29 elementë të plotë, ndërsa vendi bosh nënkuptonte që nuk ekziston dita e plotë e 30-të, por as nuk kalohet menjiherë pas ditës së 29-të tek dita e parë e muejit pasardhës. Ata kishin gjetë zgjidhjen ideale. Sipër tokës vendosën nji trung sa gjysma e drunave të ngulun, që rikujtonte llogaritjen e muejit hanor nji herë me 30 ditë e nji herë me 29 ditë. Projektuesit e Ndërtuesit nuk kanë lanë asnji trup qiellor të brendshëm pa e paraqitë në Kompleksin e Gjithëdijes me emnin Stonehenge. Dy stomet e dheut, (barrovv), të vendosun ngjitë me rrethin e Marsit shënojnë dy satelitët e tij që orbitojnë shumë afër planetit. Mitologjia na i ka përcjellë dy shoqnuesit e Marsit dhe shkencëtarët e sotëm sa i panë satelitët e Marsit “pa nji pa dy” ju vunë emnat Phobos dhe Deimos.

 

Asnji detaj i Gjithëdijes nuk mbetet pa gjurmën e vet në Stonehenge. Gjithshka na e lanë që ta lexojmë ne. Guri i Sakrificës që ndodhet tek Porta Kryesore e Stonehenge mendohet se esht zhytë në tokë. Nuk esht aspak e vertetë. Ky gur paraqet trupat qiellorë (asteroidët) që godasin planetet. Ai esht vendosë ashtu që në projektin fillestar dhe çuditnisht emni që i kanë dhanë arkeologët (the fallen Slaughter Stone), përputhet plotësisht me të vërtetën që kanë dashtë të transmetojnë për ne. Nji trup që bie e ngulet në nji trup tjetër qiellor sjell katastrofë për vetë trupin që e përthith me forcën e gravitetit të tij. (Kujtojmë zhdukjen e dinosaurëve.)

 

Edhe Guri i Anuem, (the Heel Stone), esht i vendosun ashtu që në projektin fillestar. Ai paraqet planetin e parë të jashtëm, Jupiterin. Gjigand dhe i palatuem ai gur esht vendosë që të tregojë madhësinë e formën e tij. Vendosja në rrugën e Diellit bash në ditën në ditën ma të gjatë të vitit, pra kur lëshon rreze ma shumë mbi Stonehenge esht tregues i energjisë së brendshme të Jupiterit. Ai lëshon energji ma shumë se merr prej Diellit. Në mitologji Jupiteri i barasvlershëm me Zeusin esht lëshuesi i rrufeve. Planeti Jupiter esht gjigandi i rrufeve. 6000 gradë celcius shënon termometri në sipërfaqen e Diellit, deri në 20000 gradë celcius esht temperatura e rrufesë. Kjo esht arsyeja tjetër e vendosjes në rrugën e Ndriçimit të Madh.

 

Përkulja e qëllimshme e Gurit tregon se Jupiteri esht Engjëlli mbrojtës i planeteve të brendshme. Me fushën e fuqishme gravitacionale, Ai u pret rrugën asteroidëve dhe i përthith në brendësinë e tij të gaztë. Stonehenge paraqet sistemin tonë planetar me Diellin në qendër që shënohet prej 28 gurëve në Qendër

Rrethi i parë me 30 gurë të vegjël shënon Merkurin e Vogël.

Rrethi i dytë me 30 gurë të mëdhenj shënon Venusin.Mbulesa me kapakë paraqet atmosferën shumë të dendun që mbështjell këtë planet.

Rrethi i tretë me 29 bira paraqet Hanën me ciklin e saj mujor.

Rrethi i katërt me 30 bira paraqet Tokën tonë.

Rrethi i pestë me 56 bira paraqet Marsin

Dy stomet e dheut (barrovv) shënojnë dy satelitët e Marsit

Kanali rrethues tregon kufinin e ndamjes së trupave të ngurtë të brendhëm të sistemit tonë diellor.

Guri i shtrimë i ngulun në tokë tregon nji trup asteroid që ka goditë trupat e brendshëm të ngurtë.

Guri i Anuem jashtë kanalit rrethues shënon planetin Jupiter.

Guri i sakrificës paraqet nji asteroid të ngulun në tokë.

Guri i Madh i Anuem jashtë Kanalit rrethues paraqet Gjigandin e gaztë të rrufeve,Jupiterin, përthithës i asteroideve e mbojtës planeteve të brendshme të ngurta. Emni tjetër i Jupiterit esht Zeus dhe simboli i tyne esht rrufeja.

Dy stomet e dheut në rrethin e Marsit paraqesin 2 satelitët e tij.

 

6 PARAQITJA E JETËS E PAJETËS NË STONEHENGE.

Rrezet e diellit në solsticin e verës e ndajnë përgjysëm Stonehenge.

Në ditën e Solsticit të Verës neodruidët e të tjerë presin lindjen e Diellit, rrezet e të cilit pasi përshkojë rrugën e drejtë 2800 metra (Avenue) futen në mes të dy gurëve tek Hymja e Madhe e Stonehenge, mësyjnë Gurin e Altarit e tejshpojnë mespërmes Treshen e Madhe duke e nda Stonehenge në dy pjesë simetrike. Edhe vetë solsticet e ndajnë vitin në dy pjesë simetrike. Nga solstici në dimer që shënon ditën ma të shkurtë të vitit deri në solsticin në verë që shënon ditën ma të gjatë të vitit janë 182 ditë, ku çdo ditë esht ma e gjatë se dita paraardhëse. E kundërta ndodh në periudhën nga solstici në verë deri solsticin në dimer.

 

Si rezultat i animit të boshtit të Tokës me 23,45 gradë , në pole kemi 182 ditë në dritë dhe 182 ditë në terr.

 

Në Stonehenge kjo periudhë shënohet nga 182 gurë.

Kompleksi i Diellit 28 gurë

Rrethi i Merkurit 30 gurë

Rrethi i Venusit 60 gurë

Rrethi i Marsit 56 gurë

Shënuesi i Jupiterit 1 gur

Shënuesi i Asteroidit 1 gur

Stomet e satelitëve të Marsit 2 gurë

Gurë stacionarë 2 gurë

Gurë tek Hymja e Madhe 2 gurë

Gjthsejt 182 gurë.

 

( Në birat e rrathëve të Hanës e të Tokës ishin të ngulun elemente prej druni. Me këtë material organik shënohet çifti i trupave qiellorë që mundësojnë jetën. Ndikimi i Hanës për jetën në Tokë esht i padiskutueshëm, prandaj edhe ai trup shënohet me druna. )

 

Astrofizikantët, Venusin e quejnë binjak të Tokës, jo vetëm se Venusi esht paksa ma i vogël se Toka, por edhe se Hana krahasohet me Merkurin dhe i grupojnë si dyshe të kundërta.

 

Merkuri dhe Venusi janë dy trupa qiellorë pa jetë dhe shënohen me elemente pa jetë, me gurë natyralë. Toka e Hana cilësohen si dyshja e jetës, pasi roli i Hanës për jetën në Tokë, vlersohet tepër i randësishëm prej shkencëtarëve. Edhe pse esht e vështirë të gjallohet në Hanë, jeta nuk esht e pamundun këtu.

Jeta shënohet me landë organike në Stonehenge. Trupa të drunjtë të barabartë me gurët ishin të vendosun në birat e rrathëve të Tokës e Hanës. Binjakë cilësohen si trupa, binjake janë shenjat në Stonehenge, binjakë janë dhe elementet e të grupeve. 30 gurë shënojnë Merkurin, po kaq druna shënojnë Hanën. 60 gurë shënojnë Venusin, po kaq druna shënojnë Tokën. Me kapakë prej guri shënohet atmosfera e pajetës për Venusin, me kapakë druni shënohet atmosfera e jetës për Tokën. 90 elemente prej guri shënojnë dyshen pa jetë Merkur – Venus, 90 elemente elemente prej druni shënojnë dyshen e jetës Hanë – Tokë.

Planeti Mars esht pa atmosferë, pra esht pa jetë. Pranohet se ka ujë në mars dhe se dikur ka pasë jetë. Pohohet prej shkencëtarëve se janë në gjendje ta rikthejnë jetën në Mars dhe po eksperimentojnë që të krijojnë atmosferën e Marsit. Atmosfera shënohet me elemente horizontalë që që mbështeten tek elemente të tjerë të ngulun në tokë. Njilloj si tek rrathët e planeteve Venus e Tokë edhe 56 gurët vertikalë të rrethit të Marsit ishin të lidhun me 56 elemente druni.

 

Natyra e dyfishtë e Marsit si planet i jetës dhe i pajetës shënohet nga numri i barabartë i elementeve: 56 gurë e 56 druna. Me vendosjen e146 elementeve prej druni kemi këto grupe elementesh që shënojnë trupat qiellorë:

28 gurë shënojnë Diellin ripërtëritës, dhanës e marrës i jetës.

90 gurë shënojnë grupin e pajetës, (Merkurin e Venusin).

90 druna shënojnë grupin e jetës, (Hanën e Tokën).

112 elemente gurë e druna shënojnë pajetën e jetën, (natyrën e dyfishtë të Marsit)

8 elemente prej guri shënojnë grupin e pajetës të trupave qiellorë.

 

Përfundimisht kemi 28 elemente që shënojnë burimin e jetës e pajetës, 146 elemente prej druni që shënojnë jetën dhe 154 elemente prej guri që shënojnë pajetën. Gjthsej kemi 182 elemente prej guri e 146 elemente prej druni. Këto janë 328 elementet bazë të projektit fillestar të Stonehenge.

5 elemente të tjera janë shtesë për qartësimin e jetës e pajetës dhe nuk prekin tokën. 3 prej tyne nuk janë natyralë.

7 NË STONEHENGE LEXOHEN DIJET SHKENCORE.

 

AKTI VITETI FIZIKO – KIMIK.( landa kimike)

 

Dielli, Merkuri e Venusi, janë trupa astronomikë ku esht e pamundun jeta. Nuk ka pasë kurrë jetë dhe nuk do të ketë kurrë aktivitet biologjik në këto 3 trupa qiellorë. Në Stonehenge shënohen nga 118 elemente të gurtë. 28 gurë shënojnë Diellin që zien dhe 90 gurë shënojnë dy trupa të ngurtë që sillen rreth Diellit. (28 + 30 + 60 = 118).

 

118 elemente kimikë, sipas nji rendi të paracaktuem, janë të rreshtuem në tabelën e elementeve kimikë, prej të cilëve 90 elemente janë solidë ( të ngurtë) dhe 28 janë të langshëm, të gaztë ose të panjohun. Të panjohunit, megjithse shkencëtarët arrijnë ti krijojnë artificialisht, ato nuk kanë jetë, prandaj nuk u dihet gjendja fizike e tyne. Për elementin e 118 që renditet në grupin e gazeve fisnikë, shkencëtarët që ja arritën ta krijojnë artificialisht nuk arrijnë të shprehen me saktësi nëse esht gaz apo jo për shkak të jetëgjatësisë tepër të shkurtë të këtij elementi.

118 gurë shënojnë trupat qiellorë pa jetë:

Diellin e gaztë e të langtë me elemente në shndrim të vazhdueshëm me 28 gurë,

Merkurin dhe Venusin të ngurtë me 90 gurë.

Stonehenge në gjendjen e tanishme.

Paraqitja e 118 elementeve kimikë në tabelën moderne periodike.

90 elemente janë të ngurtë. (solidë)

28 elemente janë jo të ngurtë: 11 të gaztë, 2 të langtë, 15 të paqendrueshëm.

Në qendrën e Diellit nis shndrimi i hidrogjenit në helium. Në tabelën e elementeve, në grupin e parë kemi vetëm elementet hidrogjen e helium.

 

Grimca ma e vogël e elementit, kimikisht e pandashme esht atomi. I gjthë kompleksi arkitekturor paraqet atomin me strukturë të ngjashme me sistemin planetar. 28 gurët e Qendrës shënojnë bërthamën e Atomit. Dy strukturat e ndryshme; 15 gurë të lidhun në treshe e 13 gurë të palidhun shënojnë dy mikrogrimcat e bërthamës së atomit, protonet me ngarkesë pozitive e neutronet pa ngarkesë. Rrathët që mbeshtjellin njeni pas tjetrit 28 gurët e Qendrës janë 5 shtresa të elektoneve me ngarkesë negative që orbitojnë rreth qendrës. Shtresa e 6-të shënohen nga 2 gurët tek hymja dhe shtresa e 7-të shënohet nga Guri i Jupiterit. Guri i Anuem tregon faktin e shkëputjes së elektronit për me u lidhë kimikisht me nji atom tjetër të të njejtit element ose me elemente të tjerë. Ky gur shënon valencën 1, gurët në rrugën e hymjes gjithashtu shënojnë valencën 2 ose 3 së bashku me Gurin e Anuem. Guri Shtrimë shënon valencën zero, ndërsa 4 gurët stacionarë shënojnë valencën 4. Guri i Jupiterit, shënues i fuqisë së jashtëzakonshme të rrufesë që nuk esht asgja tjetër veç përplasje e ngarkesave elektrike e çlirim energjie me temperaturë disa herë ma të naltë se temperatura e sipërfaqes së Diellit, na kujton edhe mënyrën e shkatërrimit të bërthamës së atomit me goditje të drejpërdrejtë siç ndodh simbolikisht në ditën e solsticit të verës.

 

AKTIVITETI BIOLOGJIK (landa organike)

 

Në Stonehenge grupi i 28 gurëve, shënues i muejit biologjik, njikohësisht shënon dhe numrin e ADN-së njerzore me 23 gurët vertikalë. Çdo qelizë përmban 23 kromozome janë të rendituna në varg por të lidhuna me nji varg tjetër identik që formojnë 23 çifte kromozomesh. 22 çifte janë të ngjashme si tek femna edhe tek mashkulli dhe quhen autozome. Vetëm tek çifti i kromozomeve të gjinisë shënohet ndryshimi. Tek femna kromozomet e gjinisë janë të njejta dhe shënohen për arsye identifikimi me X. Tek mashkulli janë të ndryshëm dhe shënohen me X kromozomi femnor dhe me Y kromozomi mashkullor. Në Stonehenge çifti i 23-të i kromozomeve shënohet nga guri i Qendrës (Altarstone). Për dallimin e kromozomeve të gjinisë, tek Guri i Qendrës ishin shenja dalluese të tjerë.

Qendra e Stonehenge.Projeksion nga lart i gurëve vertikalë

1. Altarstone (Guri i Altarit ) = 1 gur

2. Treshja e Madhe = 2 gurë

3. Treshet e Mesme = 4 gurë

4. Treshet e Vogla = 4 gurë

5. Gurët para tresheve = 12 gurë

Gjithsej = 23 gurë

 

8 E PËRBASHKËTA E LANDËS JOORGANIKE DHE ORGANIKE.

 

Krijimi i elementeve kimikë bahet në kazanin bërthamor në yje. Në bërthamën e yjeve nis fuzioni me shndrimin e hidrogjenit në helium. Nga ana strukturore esht kalimi nga nji elektron në dy elektrone dhe ngjizja e neutroneve në bërthamën e atomit. Shtimi i nji elektroni esht rezultat i shtimit të nji protoni në bërthamë dhe i ndryshimeve në numrin e neutroneve. Çdo electron që shtohet sjell nji element të ri kimik. Shtimi i elektroneve në yje akoma ma të mëdhenj se Dielli ynë vazhdon deri krijimin e Uraniumit me 92 elektrone. Elementet me numër ma të lartë se 92 quhen transuranike dhe krijohen nga kalbja radioaktive ose artificialisht në laborator.

 

Landa organike nuk esht asgja tjetër veç kod i veçantë kimik.

ADN-ja e njeriut me numër 23 në vazhdimësinë e përjetshme paraqitet me 92 kromozome. 46 kromozome tek mashkulli e 46 kromozome tek femna. Krijimi I pasardhësit esht përzgjedhja mes vedi e 92 kromozomeve. Në rikonstruksionin e plotë sipas projektit fillestar të Stonehenge me 333 elemente, shënohen saktësisht 92 kromozomet dhe dallohen kromozomet e seksit. Elementi i gurtë që shënon elementin kimik me numrin atomik 92, shënon dhe kromozomin mashkullor Y

 

Asgja nuk esht e rastësishme.

 

182 gurët në Stonehenge janë shënues të dritës. Ata shënojnë kohëzgjatjen në ditë të ndriçimit në polet e tokës dhe njikohësisht thellësinë në metra të depërtimit në ujë të dritës. Shumë prej gjallesave ujore që jetojnë nën thellësinë 182 metra quhen fosile të gjalla pasi terri madh i kohës së zhdukjes së dinosaurëve nuk ndikoi në jetën e tyne.

 

Për të gjitha dijet që zotërojmë sot, nga mikrothërmijat deri tek makrouniversi, nuk shtrohet pyetja: “ A i dinin ndërtuesit e Stonehenge?, por “Si duhet ti lexojmë në Stonehenge?” Leximi i përpiktë na çon në përfundimin se përsëritja e civilizimeve, e dijeve, është deri në atë pikë sa nuk lëviz as pika e as presja. Janë të njejtë edhe sistemet e numrave e të matjeve. Ne kemi rigjetur apo trashëguar nga civilizimi parardhës sistemin dhjetor të numrave, njësinë e matjes së gjatësisë, metrin me shumëfishat e nënfishat e tij. Njilloj si ndërtuesit e Stonehenge ne rrethin e matim me 360 gradë. Sistemin koordinativ me 360 gradë. Kohën e matim me orë që ka 3600 sekonda. Njilloj si ndërtuesit e Stonehenge ne e dimë se zeroja absolute është – 273 gradë të shkallës së matjes me 100 gradë të temperaturës së ujit nga ngrimja në avullim. (Saktësisht – 273,15, por në Stonehenge paraqitet me numër elementesh të plotë, 273) Numri në grupe të veçanta elementesh, raportet mes grupeve të elementeve, na tregojnë këto shifra e shifrat themelore: konstantet. Të gjitha dijet mund të lexohen në Stonehenge.

 

KODIMI I GJUHËS

 

Me fjalën dozen nisi çkodimi I Stonehenge. Edhe kodimi i gjuhës nisi prej fjalës dozen. Ndamja në rrokje dhe shpjegimi i kuptimit në shqip esht punë e thjeshtë. Puna kryesore esht analiza e çdo tingulli të dy fjalëve përbamëse të fjalës dozen = do zen. Në fjalën që shënon numrin 2 në fjalën e përbame dozen, duzinë, dozzina, douzaine, dutzend, düzine, tuzin, ducis etj., si dhe në vetë fjalën e veçantë për numrin 2 kemi zanore të ndryshme. Prej këtej del përfundimi se zanoret kanë vlerë të barabartë. Ky ka kenë shkaku që në hieroglifet egjiptiane e në shkrime të tjera të lashta nuk shkruheshin zanoret.

Fjala e dytë, zen, e fjalës dozen tregon veprim qysh në Njigjuhësinë e atëhershme dhe në shqipen e sotme esht folje në kohën e tashme, veta e dytë dhe e tretë, numri njejës, mënyra dëftore. Veprimi esht me ze në mënyrën paskajore dhe shprehja e kryemjes së veprimit në kohë të ndryshme, në mënyra të ndryshme nga persona të ndyshëm ose përcaktimi I vendit ku kryhet veprimi bahet me anë të tingujve që i bashkangjiten fjalës bazë në mënyrën paskajore. Ze, zen zes, zem, zej, zejë, zekë, zetë, zebë. Prej gjuhëtarëve këto quhen mbaresa dhe kaq. E vërteta esht se secili tingull ka vlerën e vet. Psh tingulli n esht shënues I transferimit të veprimit; tingulli m esht shënues i pronësisë, i përfitimit të veprimit ose i pjesmarrjes në veprim.

Ashtu sikurse zanoret që përveç vlerës së barabartë tingullore kanë edhe vlera të veçanta, gjithashtu edhe bashkëtingëlloret, përveç vlerave të veçanta kanë edhe vlera të barabarta. (janë tinguj të barasvlershëm në fjalë). Përcaktimi i vlerës së tingullit, esht baza e shkencës së gjuhësisë. Ligji i vlerës së tingullit esht ligji themelor i Dijes Gjuhore. Çdo tingull ka vlerën e vet.

 

HISTORI E SHKURTË E SHKRIMIT SHQIP

 

Shqipfolësve të sotëm, trashëgimtarë e rojtarë besnikë të Njigjuhës së lashtë nuk u mësoi kush as gjuhën e as shkrimin. Ata ishin pjesë e kulturës së lashtë dhe sot mund të quhen pronarë të alfabeteve e të shkrimeve të lashta se veç në shqip merr vlerën e saktë çdo shenjë e çdo tingull. Nefillim, në krye të herës esht folë e shkruejtë me gjuhën që flasin shqipfolësit e sotëm.

 

NJI FJALË rreth 2800 vjet ma parë. Autori i lbrit të parë në perëndim.

Sekreti i domethanjes së gurëve kuptohet vetëm prej atyne që “Iliadën” dhe “Odisenë” e lexojnë mirë prej fillimit, prej kapakut të librave. Ai që i mblodhi kangët, nuk përvetësoi asgja. Ai i ndigjoi, i shkroi dhe i shumëfishoi pa e humbë autorësinë. Autori ishte populli, rapsodët popullorë. Rapsodi nuk ishte ndryshe dhe nuk konceptohet ndryshe, por qorr, i verbët, pa dritën e syve, në terr. Në kapakët e librave tanë të lashtë ma së pari kemi këtë emën :

OMER = O M ER = O M’ ER = O M’ ERR = O MË ERR.

 

Kështu nisin librat e parë që njohim dhe këtu nis leximi në Njigjuhën e lashtë që ruhet pastërtisht prej shqipfolësve. Kush e lexon shqip kapakun kupton gjithë çka shkruhet brenda. Çdo emën vendi, njeriu apo perëndie, kuptimin e saktë e ka veç në shqip. A do të vazhdojmë qorrazi të besojmë “fantashkencën” se ka pasë nji popull paraindoevropian e nji gjuhë paraindoevropiane që na paskan hupë prej faqes së dheut, apo do të na hapen sytë të lexojmë e ti kuptojmë fjalët e qorrit, atij që o m err Kjo fjalë esht guri i provës. Kush di shqip ka dijeninë e botës.

 

NJI FJALI ME 4 FJALË. Ma herët se 1525 vjet ma parë. MOZAIKU I MESAPLIKUT

Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC

Mozaiku I Mesaplikut në Muzeun Kombëtar.

 

Mozaiku i Mesplikut qyshkur doli në dritë prej arkeologut Damian Komata në vitin 1979 e deri më sot çmohet shumë për bukurinë në realizimin e tij dhe ka zanë vendin që meriton në Muzeun Kombëtar. Ndonëse ai që ja pa synin i pari e cilësoi si portret i nji njeriu të randësishëm, ndonëse duket se esht portret i nji labi, ndonëse në kokë ka kapele filozofi ka edhe majucin lab në kapele, ndonëse arkeologjia përcaktoi dhe kohën e realizimit të këtij mozaiku, ndonëse dihen shqiptarët e famshëm të asaj periudhe, ndonëse shkonjat janë shumë të qarta, ndonëse ato 8 germa janë në 4 rreshta, gjuhëtarët tanë as që i lexojnë si fjalë e as si fjali. Të vjen me qesh e me qa për qëndrimin zyrtar të akademikëve tanë që meqë valëviten 2 fjongo i japin dum se shkruhet për erën e veriut. APARKEAS. Nisun prej bindjes se tjetërkush na mësoi me folë, se tjetërkush na mësoi shkrimin, se tjetërkush na mësoi për zotat, arrihet deri aty sa me mendjen top prof. Moikom Zeqo pohon se disa hebrej pasi dolën kryeshëndoshë prej detit që ju përpiu anijen, gjetën strehë e liri fetare në Vlonë, na paskan hapë brinjët e na paskan dalë këtu në mal me e qitë açik nji perëndi të tyne që gjithkund del me fytyrë të mbulueme. Abraxas

 

Nji punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë ka ba studjuesi Niko Stillo që bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin se janë 4 fjalë: A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ. ( Nji fjalë e urtë që e ka para gojës zotnia i shtresës ma të naltë i rrethuem prej të gjitha të mirave!?) Avokati i këtij përfundimi, Ilir Mati ka ba dhe nji dokumentar por me korigjimin ose ma saktë leximin e të gjitha shkronjave ashtu siç shkruhen ; Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC = A PAQ KE AC. Sikurse shihet shenjën Ϙ nuk e lexon K, por Q. Shihet se esht heqë dorë prej shembullit të sjellë me PATROKLI që shkruhet dhe PATROQLI. Janë bash vendasit, që bash vendit ku u gjet mozaiku i thonë “Bregu i qishës” e “Sheshi i qishës” dhe jo “bregu i kishës” e “sheshi i kishës. Janë po këta banorë që nuk shqiptojnë “ky” por “qy”. Nw tw folmen e tyne edhe sot be kwsaj dite tingwllon ma mirw Patroqli se Patrokli Përfundimisht mundemi me thanw se qysh në kohën e shkrimeve për Patroklin shkruesi ka vendosë shenjwn e tingullit që ka folë vetë “k” ose “q”.

 

Ilir Mati me korigjimin që ban e lexon mozaikun jo ma si fjalë e urtë me hangër pak, por me të kundërtën e saj, me hangër e me pi sa me u zhdepë. Ai e cilëson si urim mirsjelljeje; me hangër sa të mundesh se ka bollek.; HA PAQ KE TË HAÇ. Me kuptimin ha paqësisht, dalngadalë, qetësisht, pa merak se ke me hangër e me pi sa të kesh qef e çfarë të dojë zemra.

 

Studiuesi Etnor Canaj rikthehet në kohën kur u ba mozaiku dhe në bindjen e arkeologut që i zbuloi fytyrën këtij burri enigmatik se esht kokë reale e randësisme. Nga fakti se perandori Ilir Justiniani i I-rë, ka portret në Bazilikën e Sant’Apollinare Nuovo, Ravenna, Itali, mendon se mund të jetë portreti i tij edhe këtu. E vërteta esht se kemi kokën e burrit që u ba perandor I bizantit me emnin Anastasi i I-rë. Koha e portretizimit esht kur ai kryente detyrën e randësishme të silentariusit (përgjegjës për rendin e qetësinë), pranë perandorit Zenon. Që ishte burrë shumë i zoti difton fakti që kur vdiq Zenoni, e shoqja perandoreshë nuk zgjodhi për burrë vëllanë e Zenos, por durrsakun paqtuer dhe e bani perandor. Se nga ç’krahinë e Durrësit e kishte origjinën familja e tij e diftoi vetw se kur mori pushtetin si me thanw e ngriti nw nji kategori ma lart Amantian si njisi vendore. Duket se lidhjet shpirtnore me te kurrë nuk i kishte këputë. Lagja “Parikë”(= pari ka = vendi ku rri paria) si dhe mozaiku saktësojnë se ai ishte me origjinë bash nga ky vend. Popullariteti e fama e tij përjetësohen me mozaikun dhe fjalët shoqnuese A PAQ = ASHT PAQ. Kujtojmë se titulli silentium ( paq, paqtor) u jepej oborrtarëve të randësishëm dhe ma vonë, në shek e 8-të, shndrohet në titull nderi për gjyqtarët. Edhe sot e kësaj dite fjala gjyqtar shoqnohet me fjalën i paqit (gjyqtar i paqit), pamvarsisht se sot përfaqsojnë shkallën ma të ulët të gjykimit, paqtimin civil. Ne e dimë se Anastasi ishte paq(tor) në Kostandinopojë ke perandori dhe se kjo kryeqendër shkruhej Constantinopolis. Dy fjalët e para tregojnë se çfarë ishte biri i këtij vendi, A PAQ, Dy fjalët e dyta tregojnë se ku shërbente ky burrë me za. KE AC shënohet në mozaik. Në regjistrat kadastralë romakë, në gurët kilometrikë, emnat e vendbanimeve shënoheshin me iniciale, njilloj si targat e makinave sot. Gjithashtu në diçiturat e skulpturave e pikturave emnat e gjatë nuk shkruheshin plotësisht jo vetëm kur nuk kishin vend, por ishte praktikë e njoftun. Fakti historik se Anastasi ishte në Constantinopojë na shtyn të kuptojmë se shkruesi me shkronjën C përfaqëson të gjithë emnin Constantinopojë. Bashkangjitja e shkonjës A me C nuk esht gabim drejtshkrimor e as mungesë vendi, por rregull i atëhershëm në të folun e në shkrim. Shembulli ma i afërt esht emni AVLONA , që sot shqiptohet e shkruhet veç VLONA. Kështu ka ndodhë dhe me ACONSTANTINOPOJËN që sot shqiptohet e shkruhet pa A-në përcaktuese; CONSTANTINOPOL, CONSTANDINOPOL, CONSTANdINOPOJË, KONSTANdINOPOJË,

 

ΑA
ΠΑϘ                  PAQ
ΚΕ ΚΕ 
ΑC ACostantinopoja

A PAQ KE ACostantinopoja shkruhet në Mozaikun e Mesaplikut me shqipen e atëhershme e që lexohet pa asnji ndryshim tingëllimi me shqipen e sotme. Për parafjalën KE, që pa asnji lloj ndryshimi vazhdon të përdoret gjanësisht në të folmen e përditshme të sotme, mundemi me thanë se esht nji ndër fjalët përbashkuese të Njigjuhësisë së lashtë. Mrekullia e shqipes esht se duke përmendë tokën kuptojmë ujin. Me fjalën Mesdhe, pa përmendë ujin Njigjuhësia e atëhershme e pasueme në të gjitha gjuhët e sotme emnon ujin që ndodhet në mes të dheut (mjedi të errtës, mediterraneo). Me të njejtën mënyrë, pra pa e përmendë aspak ujin, emnon dhe ujin e madh që nuk ndodhet në mes të dheut, por në anë të tij, që e rrethon nga të gjitha anët tokën; o ke ana = okean =oceano.

 

Piramida e Madhe e Egjiptit kishte nji sy në maje, prandaj quhej edhe Keops =ke op = ke syni.

Pamvarësisht se nuk ka datë të shënueme se kur u shkruen këto fjalë esht kësula në kokën e burrit fisnik që dëshmon se nuk mban kunorën e perandorit, por të paqit dhe saktëson se mozaiku datohet para vitit 491, vit kur Anastasi i I-rw u ba Perandor I Bizantit. Tipari i tij i dallueshëm me dy sy të ndryshëm duket se nuk esht lanë jasht vemendjes, pamvarsisht se paraqitet në profil.

 

Ndoshta vetë Anastasi esht financuesi i ndërtimit të kësj kishe në kujtim të origjinës së tij. Përfundimisht Mozaiku I Mesaplikut paraqet portretin e nji banori tipik vendas, tiparet e të cilit ruhen akoma edhe sot krejtësisht të pandryshueshme. Hundëshkabë e me mollza të dala, vigan e syshqiponjë esht labi i stërlashtë dhe i sotëm. Prijës , burrë shteti e mendtar, i rrethuem prej bollekut paraqitet në mozaik. Prijësa, burra shteti të meçëm, trima të pallës e të kangës, mikpritës sa ska ma, ka nxjerrë kjo trevë në jetë të jetëve.

Monedhë e perndorit Anastas I me portretine tij.

Tingulli q i barasvlershëm me k i shkruem ashtu siç e shqiptonte vetë artisti në fjalën

patroklos= patroqlos. (Bregu i kishës = bregu i qishës. Ky = qy)

A PAQ KE ACostantinopoja

Leave a Reply